Sipas ekspertëve, kjo është mosha e duhur për të nisur botoksin!

Life style

Sipas ekspertëve, kjo është mosha e duhur për të nisur botoksin!

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Sipas disa doktorëve të cilët merren me operacionet estetike ose ndërhyrje të vogla për të përmirësuar pamjen, botoksi ka një moshë të caktuar për tu nisur dhe shpesh shumë prej nesh nuk e kanë këtë informacion. Këto injeksione të bukurisë e bëjnë fytyrën tonë të duket pa rrudha dhe më të shkëlqyeshme.

Po e mendoni edhe ju të nisni botoksin në zona të caktuara të fytyrës? Epo, më parë duhet të dini diçka:

Në fakt, trupi i një gruaje të shëndetshme ka mjaft acide hialuronike për ta mbajtur lëkurën mirë dhe sasia e këtyre acideve fillon të ulet në moshën 40 vjeçare.

Por nëse nuk ka arsye të forta (si rrudhat me të vërtetë të thella) për të injektuar Botox, nuk duhet ta bëni. Ideja është se, sa më i ri të jetë një person, aq më shumë sistemi imunitar prodhon antitrupa dhe parandalon rrudhat.

Sidoqoftë, pas moshës 40 vjeç, antitrupat nuk prodhohen në të njëjtën normë, kështu që efekti nga injeksionet do të jetë më i gjatë. Sigurisht, kjo është e vërtetë vetëm nëse personi nuk ka bërë injeksione kur ka qenë më i ri.Pra injeksionet duhen bërë në moshë të re që të parandaloni rrudhat dhe të evitoni atë efektin e fryrjes në një moshë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat