Buzëkuqi vs lapsi i syve. Betejë në kohën e pandemisë

Life style

Buzëkuqi vs lapsi i syve. Betejë në kohën e pandemisë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 08:18
Ilustrim

Që pandemia e ndryshoi jetën tonë rrënjësisht, tashmë e dimë dhe e kemi pranuar si fakt, duam apo nuk duam. Të detyruar për të qëndruar brenda për ditë të tëra, pa mundësinë e të kërkuarit ndihmën e parukierëve apo estetistëve, mësuam që ca gjëra t’i bëjmë vet. Veç faktit që në të gjithë botën shitja e produketeve kozmetike ra në mënyrë drastike, për muaj me radhë, ka disa detaje specifike që kanë ndryshuar totalisht nga periudha para dhe pas pandemisë.

Buzëkuqët i kemi lënë në pritje. Arsyeja shumë e thjeshtë: maskat na kanë prishur punë e vetëm na shtohet sikleti kur vëmë buzëkuq.

Mungesa e buzëkuqit është zëvendësuar me fokusin në zonën e syve. Grimi i syve është më i fortë dhe ngjyrat po përdoren më shumë. Me pak fjalë të gjitha po përpiqemi të flasim me sy.

Fondatina po përdoret më pak dhe fokusi është vendosur në kujdesin e lëkurës me kremra dhe produkte të tilla. Me pak fjalë të gjitha po mundohemi të krijojmë një rutinë të saktë dhe bazë për fytyrën tonë.

Konturi i syve është shumë i rëndësishëm, si e vetmja mënyrë për të komunikuar, fshehur pas një maske.

Akoma vazhdojmë të përdorim alkool apo desifektantë për duart. Gjithashtu larja shumë e shpeshtë e duarve ka rritur shitjet sapuneve të lëngshëm.

Kremrat e duarve janë kthyer në një ‘must’, si e vetmja mënyrë për t’i mbajtur nën kontroll duart dhe butësinë e lëkurës.

Sa nga ju kanë lyer flokët në kushte shtëpie? Shitja e produkteve të bojës që përdoren në shtëpi është rritur shumë. Ama mes përpjekjeve për të nxjerrë një ngjyrë të bukur ka pasur edhe dështime që janë rregulluar me vonesë nga profesionistët e kësaj fushe.

Nëse më parë depilimin tek estetistja e shihnim si të vetmin opsion, pandemia na mësoi ta përdorim dyllin edhe vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat