Sipas ekspertëve kjo është ora më e përshtatshme për të bërë seks

Life style

Sipas ekspertëve kjo është ora më e përshtatshme për të bërë seks

Më: 25 prill 2021 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Mund të blini të brendshme seksi, të dilni në një darkë romantike, të provoni pozicione të reja, të eksperimentoni në dhomën e gjumit, por asgjë nuk do e “ndezë” parnterin sesa seksi në këtë orë ! 

 Sipas ekspertit të hormoneve, Alisa Vitti, ju mund të keni një jetë të shëndetshme seksuale duke bërë diçka shumë më të thjeshtë se gjithçka përmendëm më lartë - duke bërë seks në orën tre të pasdites.

Alisa Vitti beson se hormonet janë në pikun e tyre në këtë pjesë të ditës dhe ajo e shpjegon teorinë e saj në librin WomanCode se si rreth orës 3 pm (pasdite) meshkujt kanë nivelet më të larta të estrogjenit në trupin e tyre, duke i bërë ata 'më të ndjeshëm emocionalisht' gjatë seksit.

Shumë prej nesh do të kishin supozuar se koha më e mirë për të bërë seks do të ishte mëngjesi, duke pasur parasysh se meshkujt zgjohen me ereksion, dhe kjo është gjithashtu e vërtetë pasi gjatë kohës që ata flenë, trupi i tyre prodhon testosterom një hormon kyç në zgjimin dhe performancën seksuale.

Alisa shpjegon se pasditja e herët, dreka është gjithashtu një kohë e përshtatshme për meshkujt të bëjnë seks, sepse, ndërsa nivelet e tyre të testosteronit bien, nivelet e tyre të estrogjenit rriten dhe ata e përjetojnë ndryshe marrëdhënien seksuale nga koha e mëngjesit.

Koha më e mirë për femrat është 'dhjetë ditë pas ovulacionit', kur 'gratë përjetojnë një rritje të estrogjenit dhe testosteronit që shkakton dëshirën e tyre të papërmbajtshme.marieclaire.gr

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat