Çfarë thotë ngjyra jote e preferuar për ty!

Life style

Çfarë thotë ngjyra jote e preferuar për ty!

Më: 27 prill 2021 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Ngjyrat që zgjedhim çdo ditë, ndoshta pa vetëdijen tonë, mund të tregojnë diçka për ne. Për shembull, nëse ju pëlqen të vishni shpesh ngjyrën e kuqe, kjo mund të shoqërohet me të qenit më dominues. 

1. E kuqja

Po, ngjyra e kuqe mund të lidhet me më shumë agresivitet dhe dominim. Studiuesit kanë zbuluar se atletët që veshin këtë ngjyrë kanë 5% më shumë gjasa për të fituar. Shkakton një rrahje zemre dhe një rritje të testosteronit dhe, si rezultat, mund të përmirësojë performancën. Një zbulim interesant tregon se kamarierët me uniformë të kuqe kanë gjasa të marrin më shumë bakshishe. E kuqja ka edhe një lidhje me dashurinë dhe pasionin. Pra, nëse do të marrësh vëmendje, e di kë ngjyrë të provosh.

2. Lejla

Ngjyra lejla njihet si "ngjyrë mbretërore". Përveç kësaj, lë përshypjen e diçkaje që lidhet me fantazinë, magjinë. Stimulon krijimtarinë dhe sjell paqe, por në të njëjtën kohë, lidhet edhe me të qenit të ndjeshëm edhe emocional.

3. Portokalli

Nëse ju pëlqen ngjyra portokalli dhe e përdorni shpesh, mund të jeni shumë energjikë. Kjo ngjyrë përdoret edhe për pilula sepse është një stimulues i mirë. Mund të shoqërohet me një mjedis më të gjallë social dhe mund të përdoret si një "simbol" për energjinë.Kjo është ndoshta arsyeja pse shumë ekipe sportive e përdorin atë për uniformat.

4. E bardha

Njerëzve që u pëlqen e bardha priren të jenë të organizuar, logjikë dhe të orientuar drejt detajeve në punë. Ngjyra mund të shoqërohet me pavarësinë në krijimtari. Gjithashtu, mund të shkaktojë një ndjenjë pastërtie dhe thjeshtësie. Ndoshta për shkak të këtyre cilësive që disa kompani pëlqejnë ta përdorin. Për shembull, Apple ka një sfond të thjeshtë të bardhë.

5. E zeza

Është ngjyra e kufijve dhe e autoritetit. Ndjell një ndjenjë elegance, zyrtariteti dhe misteri dhe mund të tregojë "forcë". Një person që i pëlqen e zeza mund të jetë dikush që dëshiron që dëshiron të jetë gjithmonë në kontroll.

6. Bluja

Lloji i personit që i pëlqen bluja mund të jetë idealist, i besueshëm, autonom dhe i zhytur në mendime në punën krijuese. Ata priren t'u kushtojnë vëmendje detajeve dhe të bëhen perfeksionistë. Rekrutuesit mund të kërkojnë kandidatë që zgjedhin rroba blu për pozicione pune me nivel stresi të lartë, thonë ekspertët, por sigurisht, s'është ky kriteri i vetëm.

7. E verdha

Dikush që e do të verdhën ka dëshirë për aventura. Nëse e bardha mund të lidhet me pavarësinë, e verdha lidhet me lirinë. Njerëzit që e preferojnë këtë ngjyrë mund të kenë humor, të jenë spontanë dhe optimistë. Këta njerëz priren të jenë kreativë, por impulsivë.

8. E gjelbra

Ne e shoqërojmë gjelbërimin me paratë dhe perimet, por studiuesit thonë se "personalitetet e gjelbërta" janë njerëz që kanë dëshirë për siguri. E gjelbra mund të shoqërohet me suksesin. Si efekt fizik, ngjall relaksim dhe qetësi. Mund të lidhet me të mësuarit dhe shëndetin.

9. Roza

Ngjyra rozë lidhet me një zbutje të agresivitetit, prandaj ju ndoshta nuk do të shihni kurrë një kriminel me kostum rozë. Njihet si rregullator i humorit dhe dikush që vesh rozë, duket automatikisht më qetësues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat