Si t’i qetësoni fëmijët kur pësojnë krizë nervash?

Life style

Si t’i qetësoni fëmijët kur pësojnë krizë nervash?

Më: 30 prill 2021 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Nëse shpërtheni në të bërtitura kur fëmijët tuaj nuk ju dëgjojnë ose kur luajnë pa pushim, është e kuptueshme por ka disa mënyra se si të jeni të qetë kur fëmijët tuaj pësojnë krizë nervash.

Një hulumtim i fundit i botuar në revistën “Child Development” zbuloi se të bërtiturat mund t’i bëjnë fëmijët më agresivë. Shumica e prindërve u kanë bërtitur fëmijëve të tyre në moment që kanë kriza dhe përsëri janë ndjerë keq për këtë fakt.

Sipas Laura Markham, Ph.D., autore e librave “Prindi Paqësor”, “Vëllezër të Lumtur: Si të Ndaloni të Bërtiturat dhe Të Filloni komunikimin” fillimisht duhet të ndryshoni zakonin.

“Sa herë që nxiteni të bërtisni thjesht mbani veten dhe ndryshojeni këtë zakon”, shkruan ajo.

Sipas saj do të duhej një proces me pesë hapa për të ndryshuar këtë gjë.

Mos bërtisni për gjëra të zakonshme.

Qetësohuni përpara se të flisni.

Mendoni një fjalë qetësuese dhe flisni me ton të ulët.

Afrohuni për ta qetësuar ose për t’i tërhequr vëmendjen.

Neglizhojini këto momente.

Pavarësisht këshillave, çdo ekspert i këshillimit të prindërve mbështet qasjen se fëmijët nuk bëjnë atë që i thoni ju por atë që bëni ju.

“Ju duhet të jeni në gjendje të ruani qetësinë tuaj në mënyrë që fëmijët tuaj të mbajnë të tyret”, thotë Vanessa Lapointe, autore e librit “Disiplinë pa Dëmtime”

Lapointe, në librin e saj sugjeron që duke ruajtur qetësinë tuaj do të ruani qetësinë edhe të anëtarëve të tjerë. Sipas sj është më mirë që të ngiheni në mëngjes dhe të përfshiheni në rrëmujën e fëmijës tuaj se sa të ulërini që ata të pushojnë.

Ekspertët thonë që kjo është një sfidë më vete por diçka që duhet bërë për të ruajtur një balancë mes teje dhe fëmijës tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat