Arsyeja pse shpesh dëgjoni një ‘tinguj’ gjatë marrëdhënieve intime

Life style

Arsyeja pse shpesh dëgjoni një ‘tinguj’ gjatë marrëdhënieve intime

Më: 1 maj 2021 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Ndodh që gjatë seksit, vagjina të lëshojë tinguj të ngjashme me gazrat trupore. Por nuk duhet të shqetësoheni

Kjo është diçka që ndodh zakonisht, dhe nuk ka të bëjë me gazrat e sistemit të tretjes.

Në të vërtetë, bëhet fjalë për një masë ajri e cila hyn brenda vagjinës, dhe më pas për shkak të presionit që ushtrohet në vagjinë del duke lëshuar një zhurmë të mbytur.

Ekspertët shpjegojnë se këto zhurma mund të ndodhin kurdoherë, dhe është diçka krejt e zakonshme, pasi masat e ajrit mund të hyjnë në çdo moment brenda vagjinës.

Megjithatë, ka disa situata në të cilat ka më shumë gjasa që kjo të ndodhë: gjatë stimulimit me gishtërinj, penetrimit të penisit, lodrave të seksit, të cilat e shtyjnë ajrin të hyjë.

Kur je e eksituar, hyrja e vagjinës zgjerohet, duke e bërë më të thjeshtë daljen e masave të vogla të ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat