10 gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë pas një depilimi bikini, me dyll

Life style

10 gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë pas një depilimi bikini, me dyll

Më: 3 maj 2021 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Pas depilimit me dyll në zonën bikini, gjithçka ka të bëjë me kujdesin për 48 orët e ardhshme.

Më poshtë, gjeni 10 gjëra që ekspertët rekomandojnë t’i shmangni:

1. Qëndroni larg diellit

Në 48 orët e para pas depilimit, ajo zonë e lëkurës bëhet edhe më delikate, prandaj sugjerohet që mos ekspozoheni në diell për të evituar çdo dëmtim dhe/ose hiperpigmentim.

2. Shmangni notin

Shmangni ujin publik si pishinat për disa ditë”, thotë Kally Papantoniou, dermatologe. Nëse s’e bëni këtë, ekziston një rrezik në rritje për infektim.

3. Kini kujdes se mos e teproni me eksfolimi

Depilimi heq shtresën më të lartë të lëkurës së vdekur, së bashku me qimet, kështu që çdo lloj pastrimi shtesë mund të çojë në dëmtim të lëkurës. Sidoqoftë, pas ditëve të para, është e rëndësishme të hiqni qelizat e vdekura të lëkurës me një pastrim të lehtë ose serum eksfoliant për të parandaluar qimet e rritura.

4. Shmangni saunën

“Avulli hap poret tuaja, gjë që ndihmon për t’i shtyrë qimet ashtë”, paralajmëron Noemi Grupenmager, themelues dhe CEO i Uni K ëax Center. Plus, bakteret lulëzojnë në vende të ngrohta dhe të lagështa,

5. Prisni pak përpara se të përdorni spray nxirës për trupin

Kimikatet mund ta irritojnë lëkurën. Për më tepër, ngjyra do duket ndryshe në zonën e sapodepiluar dhe ndryshe në pjesën tjetër.

6. Jini selektivë me kujdesin për lëkurën tuaj

Shmangni çdo locion, sapun ose sende të tjera higjienike me aromë ose ngjyrë artificiale. Këta përbërës mund të jenë shumë irritues në lëkurë të sapodepiluar.

7. Bëni dushe në vend të banjove të gjata

Gjatë javës së parë sugjerohet që të bëni vetëm dush. Uji i rrjedhshëm nga dushi do të jetë më i pastër se sa ato minuta që do shpenzonit në një vaskë për shembull.

8. Na vjen keq, por asnjë veprim aty poshtë

Çdo lloj veprimi atje poshtë – seksi në veçanti – mund të çojë në shqetësime. Mund të shkaktojë çarje të tepruar nga fërkimet në lëkurën ekstra-delikate. Për dy ditët e para, ky është një rregull standard, por që ndonjëherë harrohet lehtë.

9. Zgjidhni rroba të gjera

Vishni materiale të freskëta dhe veshje të gjera të paktën ditën e parë dhe të dytë, veçanërisht nëse keni lëkurë delikate.

10. Shmangni stërvitjet intensive

Aktivitete të tilla si vrapimi, gjimnastika ose çiklizmi mund të shkaktojnë fërkime në zonat e trajtuara dhe djersitja mund të jetë irrituese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat