Mbajtja e papagajve vetëm në çifte!

Life style

Mbajtja e papagajve vetëm në çifte!

Më: 3 maj 2021 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Papagajtë janë qenie shumë sociale

Në natyrë jetojnë në tufa të mëdha, ndonjëherë edhe në më shumë se qindra zogjsh.

Papagajve njeriu kurrë nuk mund t’ua zëvendësojë shoqërinë e zogjve, pra nëse nuk jeni në shtëpi më shumë se 3 deri në 5 orë në ditë, mendoni seriozisht të merrni edhe një papagall për t’u shoqëruar.

Kur e merrni një papagall, mund ta mbani vetëm për ca kohë derisa ta zbutni deri në një farë mase, dhe vetëm atëherë të merrni një tjetër, transmeton Telegrafi.

Por ne me të vërtetë i bëjmë thirrje ndërgjegjes dhe dashurisë suaj për papagallin tuaj që të mendoni sinqerisht se sa është ai vetëm gjatë ditës dhe si do të ndiheshit ju në një situatë të tillë.

Nuk është e vërtetë që papagajtë nuk do të flasin ndërmjet vete nëse janë të bashkuar, ose që nuk mund të keni dy zogj të zbutur, kështu që këto nuk janë argumente të vërteta.

Papagajtë ju japin aq shumë dashuri vetëmohuese sa nuk është e drejtë t’i mbani vetëm!

Papagajtë kanë nevojë për shumë vëmendje të përditshme si dhe për ngacmimin e duhur mendor në mënyrë që të luftohet kundër mërzisë e të parandalohen zakonet e tyre të këqija.

Shumë papagaj bëhen të zhurmshëm kur mërziten, kështu që jepuni shumë lodra, madje u krijoni një hapësirë me lodra ushtrimesh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat