Melania Trump shfaqet në premierën e dokumentarit të saj në New York

Bota e Yjeve

Melania Trump shfaqet në premierën e dokumentarit të saj në New York

Nga: A.M. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 09:20
Melania Trump në premierën e dokumentarit të saj në New York

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka marrë pjesë në premierën në New York të dokumentarit me dy pjesë “Melania”, i cili paraqet rikthimin e saj në rolin e Zonjës së Parë.

Ajo kishte udhëtuar nga Washingtoni një ditë më parë dhe gjatë paraqitjes para gazetarëve tha se ndihej si në shtëpi në New York.

"Kam ardhur këtu në vitin 1996 dhe e dua New Yorkun", deklaroi Melania Trump, teksa kalonte pranë grupit të gazetarëve.

Image
Premiera e dokumentarit “Melania” në New York, Zonja e Parë shfaqet para gazetarëve

Sipas raportimit të The New York Times, kjo premierë ngjalli kujtime të një projekti të ngjashëm dokumentar, të realizuar dhjetë muaj më parë, gjithashtu me titullin “Melania”, prodhuar nga Amazon dhe me regji të Brett Ratner.

Të dyja premierat kishin disa elemente të përbashkëta, përfshirë tapetin e zi në vend të atij të kuq dhe pjesëmarrjen e personave që nuk ishin kryesisht emra të njohur për publikun e gjerë.

Image
Premiera e dokumentarit “Melania” në New York, Zonja e Parë shfaqet para gazetarëve

Një dallim i dukshëm në premierën e fundit ishte mungesa e presidentit amerikan Donald Trump. Ngjarja u mbajt të enjten në Lincoln Center, në New York, ndryshe nga premiera e mëparshme, e organizuar në Qendrën Kennedy për Artet Performuese në Washington.

Sipas gazetës, larg qendrës politike të bashkëshortit të saj, ngjarja në New York pasqyroi më qartë rrethin shoqëror të Melania Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat