Ja disa mënyra befasuese për përdorimin e sheqerit në vend se ta hani

Life style

Ja disa mënyra befasuese për përdorimin e sheqerit në vend se ta hani

Më: 4 maj 2021 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Të gjithë e dimë që sheqeri shton kalori të tepërta në trup dhe si rrjedhojë njerëzit mundohen ta shmangnin konsumin e tepërt të tij. 

Por në fakt, sheqeri mund të përdoret si një “ilaç” shtëpiak dhe më poshtë keni disa mënyra befasuese të përdorimit të tij.

Trajton plagët dhe ndalon gjakderdhjen

Sheqeri mund të jetë shumë i mirë për të ndaluar gjakderdhjen. Mund të shërojë madje dhe infeksionet. Nëse keni ndonjë plagë apo infeksion përdorni sheqer për ta shëruar.

Pastron lëkurën

Sheqeri mund të largojë qelizat e vdekura dhe papastërtitë nga lëkura. Për ta përdorur duhet të shtoni pak vaj ulliri ose kokosi në një enë me pak sheqer. Përziejeni mirë dhe aplikojeni më pas në lëkurë.

Bën që buzëkuqi të zgjasë më shumë

Sheqeri mund t’ju ndihmojë që buzëkuqi të zgjasë më shumë. Vendosni së pari buzëkuqin dhe pastaj hidhni pak pluhur sheqeri në buzët tuaja dhe më pas vendosni përsëri buzëkuqin.

Qetëson djegien në gjuhë

Nëse jeni djegur në gjuhë pasi keni pirë çaj ose ndonjë ushqim tjetër të nxehtë mund të përdorni sheqer për të qetësuar djegien. Ky është një nga përdorimet më të mira të sheqerit. Hidhni pak sheqer ku jeni djegur dhe brenda pak minutash do të vini re se dhimbja është zhdukur. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat