Kafe me kripë? 9 sekretet për një mëngjes ideal

Life style

Kafe me kripë? 9 sekretet për një mëngjes ideal

Më: 4 maj 2021 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

Të hedhësh një vezë në kafen e mëngjesit ose 1 lugë kripë, janë vetëm disa nga mënyrat e shumta e të thjeshta për t’ju ndihmuar të ngriheni në këmbë sa më shpejt në mëngjes. Përveç se e shijshme, veza në kafe është jashtëzakonisht e dobishme dhe ju jep shumë energji. Cilat janë mënyrat për të nisur mëngjesin mbarë?

1. Shto kripë në kafe

Nëse keni parë njerëz që hedhin kripë në kafen e mëngjesit, dijeni se e bëjnë këtë për t’i dhënë më shumë shije. Për më tepër, nuk ka kalori. Megjithatë, mos e teproni. Një majë luge kripë është e mjaftueshme.

2. Përfshini vezë në mëgjesin tuaj, qoftë edhe në kafe 

Mund të duket e çuditshme, por të shtosh të verdhën e vezës në kafe i jep shije të mirë dhe është e shëndetshme për trupin gjithashtu. Ju mund t’i konsumoni ato në çfarëdolloj mënyre tjetër.

3. Provoni çaj të zi ose çokollatë të ngrohtë me pak kanellë

Nëse nuk jeni adhurues të kafes, mund të provoni një filxhan çaji të zi, i cili rrit fokusin. Por mund të provoni edhe çokollatë të ngrohtë me kanellë, sepse kontrollon nivelin e sheqerit në gjak, gjë që mban energjinë tuaj të balancuar.

4. Pi një gotë ujë ose edhe më mirë ujë me limon

Uji është i domosdoshëm në çdo moment të ditës. Pini ujë sapo të zgjoheni për të përmirësuar performancën e trurit. Por mund të provoni edhe ujë me limon, i cili ju mban të hidratuar dhe ju ndihmon të bini në peshë. Ai përmban vitaminën C që është e mirë për sistemin imunitar dhe lëkurën.

5. Ndizni muzikën

Pa diskutim që muzika ndikon në humorin tonë. Studime të ndryshme kanë dalë në përfundimin se muzika ndihmon në largimin e stresit dhe në shtimin e lumturisë.

6. Shto ngjyra të ndritshme rreth vetes

Zgjidh ngjyra të ndritshme për shtëpinë dhe dhomën e gjumit në veçanti e sidomos nëse nuk ke shumë dritë në apartament. Këto ngjyra ju ndryshojnë humorin, por mund ta bëjnë edhe dietën më të shëndetshme.

7. Bëni gati veshjen një ditë para ose në mbrëmje

Kjo ju ndihmon të kurseni kohë në mëngjes dhe ju largon stresin në lidhje me çfarë duhet të vishni.

8. Planifiko ditën dhe kontrollo pikat që kanë prioritet

Kjo ju ndihmon të jeni të organizuar dhe të bëni më shumë gjëra. Nëse e bëni, nuk do të keni arsye për t’u panikosur rreth diçkaje që duhet të përfundonit gjatë ditës.

9. Vendose alarmin larg shtratit

Duke e vënë alarmin në vende të ndryshme brenda dhomës dhe jo afër kokës, ju zgjoheni më shpejt, sepse do ju duhet të ecni nëpër dhomë që ta fikni atë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat