Si të kujdeseni për qerpikë dhe vetulla

Life style

Si të kujdeseni për qerpikë dhe vetulla

Më: 5 maj 2021 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Para shkuljes së vetullave gjithsesi avullojeni fytyrën në mënyrë që të hapen poret dhe që shkulja të jetë me më pak dhimbje.

Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që para shkuljes duhet ta pastroni mirë fytyrën dhe ta dezinfektoni piskatoren. Me kalimin e kohës qerpikët bëhen më të rrallë, pra është e rëndësishme që të kujdeseni ndaj tyre në mënyrë të duhur për ta ngadalësuar zhdukjen e tyre.

Gjithmonë hiqeni grimin me mjet për heqje të tij, e më pas e pastroni fytyrën me ujë të vakët dhe aplikoni krem në zonën rreth syve.

Përpiquni që sa më shpesh të mos përdorni maskarë në mënyrë që ata të pushojnë pak. Qerpikët i lyeni me vaj ricini në mënyrë që të ripërtërihen nga grimi i përditshëm. Çdo mbrëmje vetullat i trajtoni me krem hidratues dhe i krihni në drejtim të rritjes së qimeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat