Terapistët e çifteve tregojnë 13 zakone të thjeshta që do ta bëjnë marrëdhënien tuaj më të fortë!

Life style

Terapistët e çifteve tregojnë 13 zakone të thjeshta që do ta bëjnë marrëdhënien tuaj më të fortë!

Më: 6 maj 2021 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Shumë prej gjërave që mund të bëjmë për një lidhje më të shëndetshme janë edhe ato më të thjeshtat. Shumë terapistë dhe psikologë na rikujtojnë se sa të rëndësishme janë këto veprime të vogla për krijimin e afërsisë dhe besimit. 

Gjeni mënyrat që funksonojnë për ju dhe filloni të praktikoni këto zakone:

1. Praktikoni komunikimin e lirë dhe të hapur. Motivoni njëri-tjetrin të flisni për çdo gjë dhe jini në dijeni se jeni aty për njëri-tjetrin.

2. Kultivoni interesat e përbashkëta. Gatuani bashkë në shtëpi, regjistrohuni në një kurs etj.

3. Komunikoni përgjatë ditës. Dinamika e punës dhe jetës në përgjithësi, mund t'ju bëjë të "harroni" të flisni me njëri-tjetrin. Nëse kjo ndodh rregullisht, atëherë a je në një lidhje?

4. Kushtojini vëmendje gjërave të vogla. Partneri mund t'ju japë shenja për ndihmë apo pakënaqësi në shumë aspekte të jetës. Përpiquni të kuptoni ç'po ndodh me ta dhe zbatoni pikën 1: Komunikimi!

5. Bëni punët e shtëpisë bashkë.

6. Mos harroni të komplimentoni njëri-tjetrin. Një fjalë e bukur mund të ndryshojë gjithë rrjedhën e ditës.

7. Bëni bashkë një aktivitet që ju bën të qeshni: Program humoristik, një film, sfida etj.

8. Vlerësoni njëri tjetrin: Me vepra dhe fjalë. Edhe gjërat e vogla.

9. Debatet dhe zënkat e një ditë, sigurohuni t'i zgjidhni po atë ditë. Kështu nuk do të flini me brenga apo të mërzitur.

10. Merrni kohë për t'u përshëndetur, për të thënë mirëmëngjes, mirupafshin dhe çkemi - si të dashuruar, jo si miq të mirë apo të njohur.

11. Thoni "Të dua". Pas një lidhjeje të gjatë (ose jo), kjo fillon të merret e mirëqenë. Pse të mos e thoni më shpesh?

12. Organizoni surpriza të vogla për njëri-tjetrin. Një mëngjes i mirë, një darkë romantike në shtëpi, ju e dini më mirë se çfarë.

13. Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat