Pse gratë i tremben idesë së 'hapit të parë' në një marrëdhënie?

Life style

Pse gratë i tremben idesë së 'hapit të parë' në një marrëdhënie?

Më: 6 maj 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Edhe pse çështjet e marrëdhënieve në çift kanë ndryshuar, një pjesë e mirë e vajzve stepen ende kur vjen puna për të bërë ato hapin e parë. 

Shpesh, jo nga mungesa e dëshirës, por nga frika e paragjykimit të palës tjetër apo ide të tjera origjina e të cilave është shumë e largët në kohë.

Sipas kërkimeve, nuk është vetëm gjinia që ndikon në ndërmarrjen e hapit të parë,  por mbi të gjitha psikologjia e trashëguar nga brezi në brez që na thotë se “burrat gjuajnë, gratë zgjedhin”. Një femër seksi në kuptimin tradicional është ajo që e lejon mashkullin t’a marrë atë në mbrojtje, të jetë i fuqishëm dhe të ketë kontrollin e situatës, gjë që bie ndesh me luftën dhe levizjet e grave për t'u ndjerë të barabarta me burrat në çdo aspekt të jetës.

Kërkues nga Universiteti i Kolumbias vendosën të provonin nëse një femër do të mund ta merrte kontrollin duke e bërë ajo hapin e parë në një marrëdhënie. Çfarë vunë re ishte se femrat vetë, nga ana e tyre kërkonin një partner ideal i cili “të mund ti lejonte të qëndronin pasive” të merrte rolin e “më të fortit” kur në të vërtetë, të ishte vetë gruaja ajo që kontrollonte marrëdhënien tërthorazi, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

Sipas këtij studimi, gratë janë “mësuar” nga shoqëria të jenë gjinia e butë në çift, dhe për të qenë në përshtatje me normat sillen si të pambrojtura, të brishta e sikur kanë nevojë për mbrojtjen e partnerit. Megjithatë, shumica e tyre arrinin të gjenin mënyra të tjera për të qenë në kontroll të situatës, pa u dashur të jenë këmbëngulëse, imponuese apo të ngrenë zërin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat