Vëmendjen këtu! Në këtë mënyrë do të shpëtoni nga dhimbjet e këmbëve kur vishni taka

Life style

Vëmendjen këtu! Në këtë mënyrë do të shpëtoni nga dhimbjet e këmbëve kur vishni taka

Më: 8 maj 2021 Në ora: 08:41
Ilustrim

Gjëja e parë që na vjen në mendje kur veshim taka është krijimi i gungave që vihen re sidomos pranë gishtit të madh të këmbës. Ato e tregojnë këmbën të deformuar dhe duken shumë shëmtuar. Sipas ‘Woman’s Health’, një nga arsyet kryesore që ndihmojnë në formimin e tyre janë takat, pra përdorimi i shpeshtë i tyre.

Megjithëse deri më tani është thënë se vetëm një operacion mund t’i rregullojë, ka edhe disa këshilla të tjera që mund t’ju ndihmojnë.

Vishni këpucët e duhura. Vlen si sugjerim në këtë rast modeli i këpucëve që janë të mbyllura tek gishtat.

Duhet të vishni këpucë që kanë masën fikse të këmbës tuaj dhe për këtë duhet ta masni këmbën në mënyrë profesionale.

Mund të përdorni një pajisje që ndihmon në mbështetjen e këmbës dhe lehtësimin e presionit që ushtrohet kur ecni.

Përdorni akull, jo ujë të ngrohtë kur keni probleme me këmbët pas një mbrëmjeje të lodhshme me taka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat