Ja si ta parandaloni pickimin nga mushkonjat

Life style

Ja si ta parandaloni pickimin nga mushkonjat

Më: 9 maj 2021 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Asgjë nuk mund t'i prishë më shumë mbrëmjet e nxehta verore, sesa mushkonjat e mërzitshme. Por, edhe për këtë ka ilaç.

HUDHRA

Nëse planifikoni një piknik në natyrë, atëherë shtojeni hudhrën në meny disa ditë para nisjes. Në fakt, insektet janë tepër të ndjeshme ndaj erës së hudhrës, të cilën e ndiejnë nëpërmes lëkurës së njeriut. Po ashtu, hudhra ka edhe efekt antiinflamator, prandaj fërkimi i lëkurës me thelb të prerë të hudhrës e zvogëlon ënjtjen dhe kruarjen.

QUMËSHTI

Pickimin e insekteve dhe djegiet në diell i zbut përzierja e qumështit, ujit dhe kripës. Mjafton që një sasi të vogël të kësaj përzierjeje ta qesim në vendin e pickimit të insektit, apo vendin ku na ka djegur dielli, në mënyrë që enzimat e qumështit ta neutralizojnë helmin të cilin mushkonjat e lëshojnë me rastin e pickimit, apo për ta qetësuar vendin e dëmtuar nga rrezet e diellit.

VAJI I ULLIRIT

Nëse në oborrin tuaj keni ndonjë enë me ujë për zogj, apo kafshë shtëpiake, në të njëjtën kohë keni edhe një vend grumbullimi për mushkonja. Uji i josh insektet dhe, për këtë shkak, ato janë të shumta afër liqeneve, lumenjve dhe burimeve të tjera të ujit. Në mënyrë që ta parandaloni këtë, shtoni disa pika vaj ulliri në këtë enë me ujë. Kjo do t'i dëbojë mushkonjat.

QEPA

Edhe qepa, sikurse hudhra, me sukses i dëbon insektet, sidomos mushkonjat dhe mushicat. Mjafton kjo që ta përfshini këtë perime në menynë tuaj verore.

KORJA E AGRUMEVE

Portokalli dhe limoni kanë aromë freskuese për ne, por për mushkonjat nuk janë aspak të këndshme. Në losionin për trup gërryejeni lëvoren e portokallit apo limonit dhe vendoseni në vendet e ekspozuara, me qëllim të dëbimit të mushkonjave.

UTHULLA E MOLLËS

Një recetë e vjetër ushtarake për mbrojtje nga insektet: tri lugë uthull të mollës në ditë. Sikurse edhe te hudhra, lëkura juaj do ta sekretojë aromën e uthullës, të cilën do të mund ta hetojnë vetëm insektet.

VANILJA

Aroma e vaniljes na e rritë disponimin, por kjo nuk vlen edhe për mushkonjat. Nëse në lëkurë qitni disa pika të ekstraktit të vaniljes, të përzier me ujë, do të mundeni pa problem që të kënaqeni në ajrin e freskët të mbrëmjeve verore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat