7 teknikat e duhura për të larguar stresin

Life style

7 teknikat e duhura për të larguar stresin

Më: 10 maj 2021 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Kur vjen puna tek parandalimi dhe trajtimi i tensionit të lartë të gjakut, një nga strategjitë më të anashkaluara është menaxhimi i stresit. Gjatë një situate stresuese, trupi prodhon një ushtri hormonesh, të cilat e rrisin përkohësisht tensionin e gjakut. Sipas të dhënave, kjo e shtyn zemrën të rrahë më shpejt dhe shkakton zgjerimin e enëve të gjakut.

Ndonëse nuk ka prova që stresi në vetvete shkakton tension të lartë të gjakut afatgjatë, stresi nxit ushqyerjen e tepërt, pirjen e alkolit dhe prish cilësinë e gjumit. Të treja këto shkaktojnë tension të lartë të gjakut.

Flini gjumë mjaftueshëm

Cilësia e keqe e gjumit ka një ndikim të fortë tek humori, vëmendja, energjia dhe shëndeti fizik. Nëse flini mjaftueshëm do të jeni më pak të stresuar dhe më pak të prekur nga tensioni i lartë afatshkurtër.

Aplikoni teknika qetësuese

Qetësimi i muskujve, frymëmarrja e thellë e të tjera si këto janë baza e teknikave të qetësimit që largojnë stresin.

Ruani marrëdhëniet shoqërore

Ekspertët rekomandojnë që të ruani dhe forconi marrëdhëniet shoqërore, të cilat janë thelbësore kundër stresit.

Përpiquni të qëndroni larg konflikteve

Zbuloni burimin e situatave stresuese dhe konflikteve. Nëse përballeni me konflikte familjare ose në punë, përpiquni që të përvetësoni teknika të ndryshme përballjeje dhe zgjidhjeje. Mundësisht qëndrojini larg.

Kujdesuni për veten

Lufta kundër stresit nis nga vetja. Përpiquni të relaksoheni, ushqehuni ngadalë, përqendrohuni tek shija dhe ndjesia që të jep çdo kafshatë. Ecni dhe dëgjoni muzikën tuaj të preferuar.

Kërkoni ndihmë

Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nga bashkëshorti, partneri, miqtë dhe fqinjët. Nëse stresi dhe ankthi janë të vazhdueshëm, konsultohuni me një mjek.

Zbatoni një stil jetese të shëndetshme

Një stil i tillë përfshin ushqyerjen e shëndetshme, lënien e duhanit, aktivitetin fizik. Konsumi i frutave, perimeve, drithërave të plota, proteinës pa dhjamë dhe yndyrnave të shëndetshme ju vjen në ndihmë jo vetëm kundër stresit por edhe tensionit të lartë të gjakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat