Xhinse skinny për vajza të kolme? Po, por duke pasur parasysh këto këshilla

Life style

Xhinse skinny për vajza të kolme? Po, por duke pasur parasysh këto këshilla

Më: 13 maj 2021 Në ora: 20:49
Ilustrim

Pothuajse në të gjitha revistat e modës, modelet që prezantojnë koleksionet e reja të veshjeve janë të holla e të dobëta. Megjithatë nuk është e thënë se të gjitha femrat duhet të kenë përmasat e tyre për të ndjekur tendencat e propozuara. E vetmja gjë që duhet, është të njiheni me disa sekrete të vogla stili.

Këtë herë do të merremi me tendencën e xhinseve që shumë vajza preferojnë, skinny jeans, ose ndryshe xhinset pas trupit. Si mund t’i veshin ato femrat me forma të kolme?

Ja për çfarë duhet të kenë kujdes vajzat që duan të veshin këtë model xhinsesh:

Gjeni masën e duhur

Masa e gabuar është gjëja më e keqe që mund të bëni gjatë blerjes së rrobave. Ky rregull vlen sidomos kur behet fjalë për zgjedhjen e xhinseve. Mos merrni asnjëherë një masë më të vogël se e juaja, sepse e vetmja gjë që do të arrini është të dukeni keq.

Provoni modelet me shtat të mesëm e të gjatë

Këto lloj xhinsesh theksojnë pjesët më të mira të formave trupore dhe fshehin pothuajse të gjitha papërsosmëritë e belit.

Ngjyra luan rol

Xhinset skinny blu të errëta apo nuanca të tjera të ngjashme e tregojnë siluetën tuaj më të hollë. Gjithashtu duke zgjedhur këto ngjyra do ta keni më të thjeshtë kombinimin e tyre.

Luaj me pamjen

Zgjidhni këmisha, pulovëra e xhaketa që mbulojnë vithet. Mos hezitoni të përdorni aksesorë të ndryshëm.

Theksoni belin

Nuk është rastësore që silueta perfekte për një femër është ajo në formë të orës prej rëre. Kështu që në çdo veshje duhet të mendoni edhe disa mënyra për të theksuar pjesën e belit. Përshembull duke përdorur rrip.

Zgjidhni këpucët e duhura

Këpucët dhe sandalet me platformë ose me pak takë, janë ato që do ju falin një pamje më të mirë. Mos zgjidhni këpucë të ngarkuara me modele të ndryshme, por elegante dhe njëngjyrëshe ose me të njëjtën ngjyrë si xhinset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat