Ja ç’duhet të bëni për aknet e shkaktuara nga maska

Life style

Ja ç’duhet të bëni për aknet e shkaktuara nga maska

Më: 14 maj 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Mbajtja e maskës mund të jetë kthyer një shqetësim për të gjithë njerëzit pasi fytyra e tyre ka filluar të acarohet.

Të shumta janë ata njerëz të cilët kanë filluar të përdorin kremëra dhe hidratantë të ndryshëm mirëpo, zgjidhjen e kemi patur gjatë gjithë kohës dhe nuk e dinim.

Kjo rutinë për të mbrojtur fytyrën është mjaft e thjeshtë pasi sa të shkoni në shtëpi gjëja e parë që dueht të bëni është të lani fytyrën direkt.

Mjekët thonë se maskat e fytyrës krijojnë fërkim dhe lagështi, që çon në shfaqjen e akneve, por për të parandaluar këtë larja dhe hidratimi i lëkurës është shumë i rëndësishëm.

Mirëpo, gjithsesi duhet të tregoni kujdes sepse larja e shpeshtë e fytyrës mund të jetë po aq e dëmshme sa shmangia e këtij procesi. E njëjta gjë vlen edhe me hidratimin!

Çelësi është të përdorni një larës të butë pa përmbajtje sapuni dhe që ruan barrierën e lëkurës, por ndihmon në pastrimin e përzierjes së djersës apo papastërtive të tjera që sjell maska.

Zgjidhni diçka të lehtë dhe hidratuese dhe nëse opsioni për ta larë fytyrën direkt pasi hiqni maskën nuk është një zgjidhje, mund të përdorni “letra të lagura fytyre me acid salicilik”, sugjeron mjekja dermatologe Mona Gohara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat