7 mësime nga 7 njerëz që u rimartuan me ish-partnerët

Life style

7 mësime nga 7 njerëz që u rimartuan me ish-partnerët

Më: 14 maj 2021 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Ndoshta nuk është kurrë vonë për t’i dhënë një tjetër mundësi një marrëdhënieje, për disa arsye.

1. Jeta tjetër që kërkojmë ndoshta nuk është më e mirë.

“Gruaja ime dhe unë ishim të martuar për 17 vjet dhe diku rreth moshës 40-vjeçare, të dy filluam të vëmë në dyshim të ardhmen tonë së bashku. Kështu që unë bëra kërkesë për divorc. 2 familjet tona u larguan gjithashtu. Të gjithë flisnin dhe mblidheshin së bashku, madje planifikuan ta bënin këtë edhe pas divorcit, por thjesht nuk funksionoi. Marrëdhëniet e hidhura u krijuan.

Para tri vitesh dhe pasi nuk kishim më kontakt, ajo më telefonoi për të më thënë se qeni që kishim bashkë po vdiste. Shkoj ta shoh dhe përfundojmë duke biseduar. E kuptuam që ajo që kërkonim nuk ishte më e mirë. I dhamë kohë njëri-tjetrit dhe u takuam gjatë muajve të ardhshëm. Sot jemi më të lumtur se kurrë.” - @TheToenailCollector.

2. Punoni me pjekurinë emocionale.

“Ne patëm disa probleme në të njëjtën kohë, nga paratë te sëmundjet. Përfunduam duke e urryer njëri-tjetrin dhe u divorcuam miqësisht. Për 3 vjet, flisnim në mënyrë sporadike për Krishtlindje ose ditëlindje, por gjithnjë përfundonim në debat. Përfundimisht, ndaluam së komunikuari.

Disa vjet më vonë, ajo më kontaktoi për një mik të përbashkët dhe ramë dakord të takoheshim. Gjithçka shkoi mirë dhe ne u pamë më shpesh dhe filluam një marrëdhënie. Bisedonim për çështjet tona të vjetra dhe të dy kuptuam se ishim përmirësuar në fushat me të cilat më parë ziheshim - gjithashtu, tani ishim shumë më të pjekur emocionalisht. U martuam përsëri në fshehtësi.” - @horrorhiker

3. Nuk keni pse të jeni bashkë 24/7.

“Babai im dhe njerka u divorcuan dhe për disa vjet mezi flisnin me njëri-tjetrin. Pasi vëllai im shkoi në kolegj, babai po bënte disa riparime në shtëpinë e saj, të cilat njerka nuk i bënte dot. Ata filluan të shkonin për darkë së bashku. Pastaj filluan të rrinin bashkë dhe ndonjëherë babai flinte në divan.

Pasi motra shkoi në kolegj, ai filloi të qëndronte më shpesh. Kurdoherë që kishin një argument, ai kthehej në shtëpinë e tij dhe do i jepte kohë. Pasi qëndruan të divorcuar për më shumë se 20 vjet, ata vendosën se ishte budallallëk të kishin 2 shtëpi të ndara, kështu që zyrtarisht u bashkuan dhe blenë një shtëpi të re. Ata kanë dhoma gjumi të ndara, kështu që nëse kanë një debat, mund të largohen për t'i lënë gjërat të qetësohen.” - @fordprecept.

4. Ia vlen të përpiqesh.

“Gruaja ime u divorcua pasi ishim bashkë për 4 vjet, duke përmendur mungesën e vëmendjes, mirëkuptimit etj. Ajo gjithashtu kishte probleme me vetëvlerësimin dhe depresionin e rëndë që kishin lidhje me fëmijërinë. Unë isha një student mjekësie me kohë të plotë me 2 punë me kohë të pjesshme. Ajo doli me disa të tjerë për më pak se një vit, pastaj më tha se donte që unë të kthehesha.

Tani po konsultohet me një psikiatër për të provuar dhe gjetur një kurë që i përshtatet. Kam mësuar të përpiqem të marr më shumë kohë vetëm për të. Mësova ta shmang të jetuarit vetëm për të punuar, fillova të caktoj datat dhe nisa të rri me të më shpesh. Për fat të mirë, gjithçka po shkon mirë, sepse e dua atë grua më shumë se jetën time.” - @xSurelockHomesx.

5. Ndonjëherë duhet të prisni për kohën e duhur për të qenë bashkë.

"Burri im dhe unë nuk morëm asgjë seriozisht derisa djali ynë u ngjiz. Ai u largua nga jeta jonë për disa vite pas dasmës. Djali i dytë erdhi në jetë dhe tensioni u rrit më shumë. Ne e ndamë pas 6 vitesh së bashku.

Një ditë m’u prish makina. Telefonova atë dhe erdhi menjëherë për të më ndihmuar. Përfundova duke e ftuar për darkë. Ai qëndroi dhe ne më në fund ishim në gjendje të kuptonim se ishim të dy që po e mërzisnim njëri-tjetrin. 19 vjeç, shtatzënë dhe e martuar - nuk kishim asnjë ide për jetën. Ne i dhamë një tjetër mundësi dhe këtu jemi 13 vjet më vonë - nuk mund të ishim më të lumtur. Ndonjëherë njerëzit thjesht duhet të marrin frymë dhe të rriten para se të marrin vendimet e duhura.” - @mclovin8186.

6. Jepini hapësirë njëri-tjetrit.

“Mami dhe babai im u ndanë kur ishin të rinj dhe me 2 fëmijë. Ishte një divorc vërtet i vështirë, veçanërisht për ne fëmijët. Ata qëndruan të ndarë për rreth 3 vjet. Kaluan disa vjet.

Të dy filluan punë të qëndrueshme dhe nisën të shiheshin më shumë. Kur isha 9 vjeç, ata vendosën të marrin me qira një shtëpi. Një vit më vonë, zbuluan se mami ishte shtatzënë me motrën time të vogël. U martuan përsëri rreth një vit pasi lindi motra e vogël. Kjo ndodhi 21 vjet më parë. Ata janë një nga çiftet më të lumtur që kam parë ndonjëherë. Ndonjëherë hapësira është gjithçka që ju nevojitet!” - @ ***withhaptitude

7. Nëse dashuria është e veçantë, asgjë tjetër nuk ka rëndësi.

“Burri im dhe unë u martuam mjaft të rinj pas kolegjit. Në përgjithësi ishim të lumtur, por dukej sikur jeta jonë po lëvizte në drejtime të ndryshme. Ne u ndamë. Dolëm me njerëz të tjerë, por pa ndjenjën e sigurisë që kishim me njëri-tjetrin.

Më shumë se një dekadë pasi u ndamë, u bashkuam dhe kurrë nuk kemi qenë më të lumtur. Tani kemi përvojën e jetës për të ditur se ajo që kemi është e pazëvendësueshme dhe e veçantë. Gjërave e vogla që dukeshin problematike në atë kohë, tani dimë të mos u kushtojmë rëndësi. Ne jemi kaq me fat.” - @throwitfaaaaaraway12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat