Ka një fjalë për ty që je heteroseksual/e, por mund të jesh edhe pak 'fleksibël'

Life style

Ka një fjalë për ty që je heteroseksual/e, por mund të jesh edhe pak 'fleksibël'

Më: 14 maj 2021 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Nëse jeni të bindur se tërhiqeni nga seksi i kundërt, por pastaj shihni dikë shumë tërheqës të gjinisë suaj dhe mendoni "ughh njerëzit e të gjitha gjinive janë të lezetshëm", ndoshta ka një fjalë që ju përshkruan: heterofleksibël.

Ç'do të thotë?

Ashtu si shumë etiketime të tjera lidhur me seksualitetin, edhe ky mund të jetë ndryshe për njerëz të ndryshëm, por në përgjithësim nëse thoni se jeni heterofleksibël, do të thotë se jeni kryesisht heterosekualë, por mund të bëheni "fleksibël" për dikë të gjinisë tjetër që mund t'ju tërheqë. 

Ky term dhe terma të tjerë të ngjashëm mund t'i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë më mirë veten, sipas psikoterapistes Lillyana Morales.

 “Kur një personi i jepet mundësia të ulet me veten e tij pa shpërqendrime, ata kanë një shans të mendojnë më thellë dhe të reflektojnë mbi atë që po funksionon apo jo, mbi atë që duan ose nuk duan. Kjo përfshin dhe eksplorimin e seksualitetit."

A është "heterofleksibël", ndryshe nga "biseksual"?

Edhe po, edhe jo. Holly, një vajzë 28-vjeçare thotë se filimisht nisi të përdorte termin "heterofleksibël", por tha se "kjo ishte e vlefshme deri në një pikë". Pas pak, ajo thotë se ndihej sikur me atë etiketim, po mbulonte atë që ishte e vërteta: Pra, që Holly ishte në fakt biseksuale. Megjithatë, ky s'ka pse të jetë rasti për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat