Këto gjëra duhet t’i dini patjetër para se të bëni botoks për herë të parë

Life style

Këto gjëra duhet t’i dini patjetër para se të bëni botoks për herë të parë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Pas shumë opinionesh, eksperiencash dhe pyetjesh më në fund e vendose: Do të provosh botoksin për herë të parë!

Çfarë duan mjekët që ti të dish para një injektimi të tillë që do të bëjë të dukesh më e freskët?

1. Si fillim, duhet të kuptosh çfarë është dhe për çfarë shërben botoksi

Botoksi, që shpesh ngatërrohet me filler-at nuk do t’ju japë buzë të fryra apo mollëza të kërcyera. Thjesht do të zbehë dhe zbusë vijat e rrudhave në fytyrën tuaj duke paralizuar përkohësisht muskujt që shkaktojnë formimin e tyre.

2. Shumica e efekteve anësore nuk janë fare problematike

Rreziku nga botoksi është thuajse zero. Disa njerëz mund të përjetojnë pak dhimbje në pjesën e injektuar, dhimbje koke apo të përziera për pak çaste. Lajmi i mirë për botoksin e bërë keq: botoksi nuk zgjat përgjithmonë dhe defekti mund të zgjidhet pas pak muajsh me një tjetër injektim.

3. Çfarë duhet (dhe s’duhet) të bëni para se të shkoni në takimin tuaj për botoks.

Nuk ka shumë gjëra për të bërë. Mjafton një lëkurë e pastër dhe shmangni ilaçet të paktën 3 ditë para aplikimit. Gjithashtu përpiquni të reduktoni vajin e peshkut, vitaminën E dhe hudhrën 3 ditë para. Do të ishte gjithashtu ideale që disa ditë para aplikimit të mos konsumonit alkool.

4. S’duhet të ndjeni asgjë më shumë sesa një pickim të vogël

Mos u stresoni nëse e keni marrë me frikë për shkak të dhimbjeve. Botoksi në përgjithësi ka një dhimbje minimale që më shumë i ngjan një pickimi. Nëse ndjeni më shumë dhimbje se kaq, ndoshta duhet të zgjidhni një vend tjetër.

5. Aktivitetet të cilat duhet t’i reduktosh

Procedura mund të zgjasë nga 20 minuta deri në një orë, pasi varet nga zona dhe lloji i injektimit. Mund të shkoni në punë lirisht pas tij, por shmangni të nxehtin. Nëse shkoni në shtëpi, përpiquni të mos shtriheni për 4 orë dhe sërish, shmangni alkoolin.

6. Sa zgjat botoksi?

Fatkeqësisht, rrudhat nuk do të zhduken menjëherë pas procedurës. Ndryshimet do t’i vini re 48 orë pas injeksionit pasi duhen të paktën 7 ditë që përbërja të ndikojë plotësisht tek muskujt e fytyrës. Rezultatin e plotë do ta vini re 10 ditë pas injektimit dhe mesatarisht zgjat 4 muaj.

7. Nuk mund ta kthesh pas botoksin tënd

Nëse urren si kanë punuar, do të të duhet të presësh për t’u kthyer sërish në gjendjen natyrale. Prandaj është shumë e rëndësishme të drejtoheni tek dikush që ka njohuri dhe eksperiencë me këtë procedurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat