Si të dalloni se po ju kërkojnë falje në mënyrën më narciste të mundshme!

Life style

Si të dalloni se po ju kërkojnë falje në mënyrën më narciste të mundshme!

Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Të gjithë na ka ndodhur të përfshihemi në një debat a konflikt, të kërkojmë dhe të na kërkojnë falje. Fatkeqësisht, jo të gjithë i kuptojnë gabimet dhe shpeshherë falja e kërkuar është thjesht një fjali toksike në maskim. Më poshtë, gjeni disa nga fjalitë tipike me të cilat kërkojnë falje narcistët.

- Falja që kërkohet duke e minimizuar fajin: Kjo përpiqet ta bëjë personin tjetër se sjellja që e lëndoi ishte e padëmshme dhe u bë me një qëllim të mirë. Kujdes, s'është gjithmonë kështu.

"Unë thjesht po bëja shaka."

"Thjesht po përpiqesha të ndihmoja."

"Thjesht po luaja pak si avokati i djallit."

- Kur ta kalojnë fajin ty me stil: Këto fjali boshe bëjnë që personi që u lëndua të ndihet gjithashtu edhe fajtor apo të ndihet sikur është ai "problemi".

"Më vjen keq që mendon se bëra diçka gabim."

"Më fal nëse të dukem njeri i keq."

"Më fal, por ndoshta ti je shumë e ndjeshme."

- Falja e thënë në mënyrë kushtore: Një falje e lënë përgjysmë.

"Më fal nëse thashë diçka që të ofendoi."

"Më fal nëse t'u lënduan ndjenjat."

"Më fal nëse bëra ndonjë gjë gabim."

- Falja "deja-vu": Këto fjali nuk janë në fakt një kërkesë e vërtetë për falje.

"Të thashë njëherë më fal..."

"Të kam kërkuar falje për atë 1000 herë.'

- Falja "phantom": Pendimi është ndjesi, ndërsa të kërkosh falje është veprim.

"U pendova që u mërzite."

"Pendohem që u bënë gabime."

- Falja "unë ndoshta": Minimizon deri diku përgjegjësin për "dëmin e shkaktuar".

"Ndoshta s'duhet ta kisha bërë atë."

"Ndoshta duhet të të kisha pyetur në fillim."

- Taktika "s'kam asgjë për të të kërkuar falje": Nënkupton që ti "s'ke pse mërzitesh", kur ti dukshëm je mërzitur.

"Ti e di që s'do të të lëndoja kurrë."

"Ti e di që më vjen keq."

"Ti e di që s'e kisha seriozisht atëherë."

- Falja e padukshme: Pranon se ka nevojë për të kërkuar falje, por nuk e kërkon vërtet.

"Atëherë duhet të të kërkokam falje."

"Mesa duket paskam bërë gabim."

- Falje tekanjoze: Këto janë dukshëm falje "të papastra".

"Do kërkoj falje, nëse kërkon dhe ti."

"Do kërkoj falje, nëse s'do e përmendësh më kurrë."

"Do kërkoj falje, vetëm nëse ti më fal."

- Falje e zorshme: Këto raste tregojnë se personi po kërkon falje sepse është i detyryar, jo sepse ndjen se ka bërë një gabim.

"Mami më tha të të kërkoj falje."

"Miqtë e mi mendojnë se duhet të të kërkoj ndjesë."

Të tjera fjali:

"Më fal, por të tjerëve iu duk për të qeshur."

"Më fal, por ti e fillove vetë."

"Ndjesë, por s'e mbajta dot."

"Më fal, por po thoja të vërtetën."

"Ok mjaft tani! Më fal, kaq."

"Më lër pak rehat, më fal pra, në rregull?"

"Çfarë të bëj unë tani, të hidhem nga dritarja?"

Ndërkohë, një falje e sinqertë dhe e shëndetshme:

- Nuk përmban kushte dhe nuk minimizon atë që është bërë.
- Tregon që personi që kërkon falje e kupton dhe ka ndjeshmëri për përvojën dhe ndjenjat e personit të ofenduar.
- Tregon pendim.
- Ofron një angazhim për të shmangur përsëritjen e sjelljes së dëmshme në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat