Udhëzues për të flirtuar në mënyrë perfekte me mesazhe

Life style

Udhëzues për të flirtuar në mënyrë perfekte me mesazhe

Më: 14 maj 2021 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Për disa njerëz, flirtimi me mesazhe vjen lehtë dhe natyrshëm. Ata tingëllojnë gjithmonë bukur, argëtues dhe seksi, madje dhe pa u përpjekur fare. Por për ca të tjerë, dërgimi i mesazheve flirtuese apo fillimi i një njohjeje të re mund të jetë një makth.

Mourgan Goulet, terapiste e licensuar për martesën dhe familjen, thotë se “komunikimi me mesazhe është tepër i lehtësuar sepse ju keni kohë të mendoni se çfarë do të thoni dhe nuk ekziston presioni i kontaktit me sy”. Prandaj merrni frymë thellë dhe përpiquni të argëtoheni.

“Flirtimi është një aftësi”, thotë Darcy Sterling, një punonjëse sociale për Bustle. “Me kalimin e kohës ju mësoni se cili është stili juaj personal i flirtimit, si dhe çfarë funksionon dhe çfarë jo.”

Nëse doni të përmirësuar lojën tuaj të flirtit, ky udhëzues për flirtim përmes mesazheve do t’ju vijë në ndihmë!

– Si të filloni një bisedë flirtuese online

Mos e filloni me një mesazh super flirtuese, por niseni me diçka më të natyrshme. Merreni ngadalë. Shihni dhe se si po ju shkruan personi në anën tjetër, jo vetëm atë që ju keni në mendje të thoni. Mbani tema pozitive bisede dhe gjeni mënyra për të treguar se jeni të interesuar për jetën e tyre. Pyetini për ditën e tyre, si po e kalojnë mbrëmjen etj dhe nga këtu vëritetin bisedën drejt një tendece më flirtuese. Evitoni pyetjet si “çfarë do na thuash?” – Ti i shkruajte, çfarë ke TI për të thëën? Ja disa mesazhe që mund të shkruani:

“Shpresoj që dita të jetë po aq e bukur sa ti.”

“Jashtë qenka koha shumë e nxehtë. Thuajse kaq e nxehtë saç je ti.”

“Vetëm një mesazh nga ty më bën të buzëqesh.”

“Qeni jot është kaq i lezetshëm.”

“Mezi pres të të shoh përsëri. Dje shkëlqeje!” ( e shumë e shumë ide të tjera)

– Çfarë emoji-sh të përdorni?

Fytyrat e majmuni, një djall i buzëqeshur etj. Kur flirtoni, sigurohuni të përdorni emoji shprehëse. Evitoni praninë e shumë zemrave, luleve etj. Në mungesë të një kontakti me sy, emoji me “fytyrë” do të tregojnë më shumë.

– Çfarë ndodh nëse nuk ju kthejnë përgjigje, ose nuk japin asnjë lloj gjëje në bisedë

Le të themi që shihni se tek personi tjetër mungon entuziasmi që keni ju. Në vend që të vazhdoni të flirtoni apo të përpiqeni të flirtoni, rifilloni stilin tuaj normal të dërgimit të mesazhe. Jepini pak kohë dhe rikthehuni përsëri, por gjithashtu njihni limitet tuaja. Nëse arrini në pikën kur dukeni të bezdisshëm, nuk ka më kthim pas.

Nëse e pëlqeni vërtet shumë këtë person, mund edhe të tregoheni të drejtpërdrejt dhe t’i ftoni në një takim. Kështu, ju jeni më të qartë me veten, por edhe personi të cilit po i shkruani është më i qartën ë lidhje me ju.

Mos harroni të jeni vetvetja dhe të kuptoni se edhe kur ju ndan një ekran, dikush mund ta dallojë nëse po sforcoheni shumë. Lëreni bisedën dhe gjithçka tjetër të rrjedhë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat