Shenjat që tregojnë se ndoshta jeni rritur me prindër emocionalisht abuzivë!

Life style

Shenjat që tregojnë se ndoshta jeni rritur me prindër emocionalisht abuzivë!

Më: 15 maj 2021 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Në një botë e përsosur, të gjithë prindërit janë model për fëmijët e tyre. Ky për fat të keq nuk është gjithmonë rasti. Disa fëmijë rriten me nëna dhe baballarë, sjellja e të cilëve mund të shkaktojë dëm të fëmijëve deri në abuzim emocional. Kur rriteni, ka disa shenja të dallueshme që mund të tregojnë praninë e një prindi të tillë. Ndërsa nuk mund të ktheheni prapa në kohë dhe të ndryshoni dinamikën që ishte e pranishme në fëmijëri, ju mund ta përdorni këtë informacion për të ndihmuar të rigjeni besimin dhe vetëvlerësimin tuaj tani që jeni rritur.

"Abuzimi emocional është sjellje nga kujdestarët që përfshin sulme verbale dhe emocionale të tilla si kritikimi i vazhdueshëm, poshtërimi, përçmimi ose keqtrajtimi i një fëmije, si dhe izolimi, injorimi ose refuzimi", shpjegon psikoterapistja Mayra Mendez për Bustle.

Një studim i vogël i vitit 2014 me mbi 300 adoleshentë, në Pakistan Journal of Medical Sciences, zbuloi se abuzimi emocional nga prindërit në fëmijëri ishte i lidhur me problemet e shëndetit mendor në adoleshencë. Një studim me madhësi të ngjashme të botuar në 2015-ën në revistën Child Abuse & Neglect gjeti një lidhje midis abuzimit emocional gjatë fëmijërisë, dhe përdorimit të alkoolit dhe sjelljeve impulsive në moshën e pjekurisë.

Prindërit janë njerëzorë dhe si të gjithë, kanë problemet e tyre. Kuptoni se në shumicën e rasteve, qëllimi i tyre me gjasë nuk ka qenë më keq. Nëse do të dinin më mirë, do të bënin më mirë. 

Disa prej treguesve të mundshëm janë:

1. Ju keni marrëdhënie jo të shëndetshme me të tjerët.
2. Keni vetëvlerësim të ulët.
3. Prireni të keni një pikëpamje pesimiste të gjërave.
4. I shtypni emocionet tuaja.
5. Kërkoni vëmendje.
6. Doni të arrini më shumë se mundeni/më shumë se të tjerët.
7. Kërkoni falje shpesh dhe shumë.
8. Pas një ndërveprimi të gjatë me prindërit, ndiheni sikur iu është marrë energjia.
9. Bëni thashetheme me prindërit tuaj. 
10. Prindërit shpesh ju ngacmojnë deri në tallje.
11. Ju krahasojnë shpesh me motrën/vëllain.
12. Ju kanë vendosur nën presion dhe nënvëzhgim.
13. Ju kanë bërë të ndiheni fajtorë.
14. Ju është shkelur privatësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat