Arsyet më të shpeshta pse gratë largohen prej burrave që dashurojnë

Life style

Arsyet më të shpeshta pse gratë largohen prej burrave që dashurojnë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Pse duhet të largohet një grua nga burri që dashuron? Kjo, mund të jetë gjëja e fundit që do, por historia ka treguar që ky është një nga rastet klasike të ndarjeve. Një vajzë që vendos të heqë dorë përfundimisht nga ai që quan "shpirti binjak". Pse?

1- Eshtë gjithmonë duke punuar

Gratë duan t'ju shohin, të rrinë dhe të flasin me ju. Kalimi i kohës me partneren mund të jetë luksi më i rëndësishëm në një marrëdhënie dhe kjo nuk duhet marrë si e mirëqenë.

2- Ai gënjen

Ai mund të jetë djalë i mirë, por gënjeshtrat sjellin pabesi dhe një ambient të tensionuar. Nëse ai gënjen dhe kjo është qartësisht e dukshme, atëherë ajo duhet të largohet menjëherë.

3- Nuk është një partner i vëmendshëm

Shpesh ajo çfarë vajzat duan nga një mashkull është t'i dëgjojë, të jetë i vëmendshëm dhe të kuptojë atë që ajo është duke thënë, madje edhe se çfarë kërkon të thotë kur nuk flet. Nëse je gjithmonë i zënë me gjërat e tua dhe nuk lidhesh kurrë emocionalisht me partneren, gjërat nuk mund të shkojnë mirë.

4- S'është i ndjeshëm

Asnjë femër nuk dëshiron një mashkull të qetë dhe pa shijë. Ai jo vetëm që duhet të jetë në gjendje t'i thotë asaj se e dashuron por më shumë se kaq, ai duhet ta tregojë këtë dhe të jetë pasionant me të.

5- Papjekuria

Një grua ka nevojë për dikë që e respekton dhe i përcjell siguri. Papërgjegjshmëria është një nga arsyet kryesore që me kalimin e kohës dhe zhvillimit të lidhjes, zbeh dashurinë. Nuk është dhe aq komode të qëndrosh me një mashkull që merr vendime qesharake me miqtë e tij apo që merr mendimin e mamasë në gjithçka që dëshiron të bëjë. Marrëdhëniet jetëgjate kërkojnë maturi dhe një femër do ta kërkojë këtë të partneri i saj.

6- Ai është egoist

...dhe nëse është i tillë, sa jetëgjatë mund të jetë një lidhje?

7- Eshtë i fshehtë

Një femër dëshiron të dijë se çfarë është në gjendje të bëjë një mashkull. Një marrëdhënie kërkon besim dhe komunikim. Por kur partneri nis të fshehë atë që ai është ose pretendon që nuk është, kjo e bën një femër të tërhiqet sepse nuk ndihet rehat në këtë lidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat