Gjithë arsyet pse ai sillet ftohtë edhe kur ju pëlqen

Life style

Gjithë arsyet pse ai sillet ftohtë edhe kur ju pëlqen

Më: 17 maj 2021 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Skenari më i keq: Ai më në fund ta tha se i pëlqen dhe tani s'ka asgjë që mund ta pengojë njohjen tuaj. Të dy keni dëshirë për njëri-tjetrin, por vë re që diçka s'po shkon. Ai ikën dhe vjen herë pas here. Njëherë të duket i ftohtë, e herë të tjera sikur mezi pret të të takojë. Çfarë po ndodh? Pse djemtë shpesh distancohen edhe kur i pëlqen një vajzë?

1. I dukesh shumë e mirë për të!

Me shumë mundësi vetëbesimi i tij nuk mjafton për të dalë me ty. Ai ndjen se nëse afrohet shumë, miqësia juaj mund të prishet. Ose nga ana tjetër, i trembet një romance të njëanshme dhe prandaj të shmang sa herë i jepet mundësia. Mbron veten nga frika e një lëndimi të mundshëm.

2. Ka dyshimet e tij mos ti del me dikë

Postimet e tua në Instagram, shprehet, e çdo gjest tjetër për të janë një shenjë. Ai mendon se në jetën tënde është dikush tjetër, prandaj më mirë të ruajë distancën. Frika e rëfuzimit mund të jetë shkaku i sjelljes së tij të çuditshme.

3. Me shumë gjasa, s'është se po kërkon një marrëdhënie serioze.

Ti mund t'i pëlqesh shumë, por s'është gati për një lidhje të vërtetë. Mund të ndihet i paqëndrueshëm për momentin, prandaj zgjedh të qëndrojë pezull. Kjo s'ka të bëjë me ty, por me problemet e tij me veten.

4. Ose mund të jetë aktualisht në një lidhje...

Urojmë që jo, por ndodh! Ai duket shumë i dhënë pas teje, por zhduket pikërisht atëherë kur s'e pret. Mund të jetë i lidhur dhe thjesht do t'i qëndrojë besnik partneres së tij. 

5. Eshtë i turpshëm

Çunat janë zakonisht të paaftë për të shprehur çfarë ndjejnë. Ata mund të të pëlqejnë shumë, por natyra e turpshme kombinuar me egon i bën të të largojnë padashje. 

6. Do t'i mbajë të hapura të gjitha opsionet

Po luan me shumë porta, por deri kur e vendosni ju. Ai sillet perfekt me ju, por largimet e tij të pakuptueshme janë të qarta në mendjen e tij. Eshtë në proces gjuetie, por vëzhgon dhe ndonëse ti i pëlqen, do të flirtojë edhe me të tjera.

7. Do të të bëjë ta duash më shumë

Të provokon për të të bërë më shumë pas vetes! Bën të vështirin që të jesh ti ajo e fiksuara pas tij dhe t'i kushtosh vëmendje pa kushte. Sjellja e tij e çuditshme do të të mbajë më kureshtare dhe të interesuar.

8. Ka gjëra të tjera me të cilat duhet të merret

Eshtë thjesht shumë i zënë! Puna, familja, projektet mund të jenë një nga arsyet pse nuk është 100% i përqëndruar edhe pse i pëlqen shumë. 

9. I duhet kohë për t'u siguruar në lidhje me ndjenjat

Duke mbajtur një distancë me ty ai analizon çfarë po ndodh dhe përpiqet të kuptojë a është gati për një marrëdhënie. Nëse i mungon, do ta bëjë një hap!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat