Foshnjat me vesh të deformuar, vjen zgjidhja pa ndërhyrje kirurgjike

Life style

Foshnjat me vesh të deformuar, vjen zgjidhja pa ndërhyrje kirurgjike

Më: 17 maj 2021 Në ora: 13:48
Foto Ilustrim

Deri në pesë për qind e foshnjave lindin me veshë të deformuar dhe faktori trashëgues nuk është gjithmonë vendimtar.

Mjekët në Britaninë e Madhe kanë ideuar një mënyrë që mund të korrigjojë veshët e lakuar, veshët me formë të çuditshme ose me çarje tek foshnjat, dhe në atë mënyrë mund të shmangen operacionet e mundshme.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë pajisje të veçantë të shtrenjtë, por thjesht për thurje të vogla, shirita vetë-ngjitës dhe shalle që do të ndihmojnë në korrigjimin e veshëve të foshnjës nëse problemi trajtohet me kohë.

Statistikat thonë se deri në pesë për qind e të porsalindurve lindin me një formë të çrregullt të veshëve, ndërsa dy për qind e foshnjave lindin me një formë normale të veshëve që deformohen në një farë mënyre deri në muajin e tretë të jetës së foshnjës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat