Hithra ndihmon për rënien e flokëve

Life style

Hithra ndihmon për rënien e flokëve

Më: 17 maj 2021 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Shumë njerëz përjetojnë fenomenin e rënies së shpeshtë të flokëve, sidomos në stinët e ngrohta.

Megjithëse shumë studime janë bërë ende nuk ka një specifikim të qartë se përse rënia e flokëve është sezonale.

Një problem, i cili padyshim është shqetësues për të gjithë njerëzit e vuajnë e që përpiqen me mënyra të ndryshme, ndonjëherë edhe të kushtueshme.

Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimi.

Mungesa e balancës hormonale, faktorët genetik, infeksionet e skalpit të kokës dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e flokëve.

Ashtu siç mund të ndikojë edhe përdorimi i produkteve të pasura me kimikate, disa medikamente të caktuara.

Në këtë dukuri aspak të pëlqyer ndikojnë dhe sëmundje të caktuara siç janë çregullime e tiroideve, imuniteti i dobët, anemia, pra, mungesa e hekurit si dhe sëmundjet kronike.

Më poshtë kurë me veti të forta me bimën e hithrën e cila forcon rrënjët e flokëve dhe parandalon rënien e tyre, si dhe një tjetër kurë me lëngun e qepës dhe aloe verës.

Lëngu i Hithrës dhe si ta Përdorni
AgroWeb.org ju udhëzon të zjeni një grusht me hithra në 250 ml ujë për 10 -15 minuta dhe lëreni më pas të ftohet.

Përdoreni pasi të keni larë dhe shpëlarë flokët si zakonisht. Më pas masazhoni flokët me lëngun e hithrës sidomos tek pjesa e rrënjëve të flokëve dhe skalpit të kokës.

Mbajeni për rreth 10 – 15 minuta e më pas shpëlajeni. Përsëriteni këtë kurë të paktuen dy here në javë.

Lëngu i Qepës dhe Aloe Vera
Falë nivelit të lartë të squfurit, lëngu i qepës është ndër metodat më efikase natyrale për forcimin e flokëve dhe parandalimin e rënies së tyre.

Lëngu i qepës ndihmon në qarkullimin e gjakut në rrënjët e flokëve, rigjeneron qelizat dhe redukton inflamacionin.

Si T’i Përdorni
Aplikoni lëngun e qepës direkt në skalpin e kokës. Mbajeni ashtu për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni. Më pas, lajini flokët si zakonisht.

Një tjetër metodë është edhe përzjerja e tre lugë gjellë me lëng qepe dhe dy lugë gjelle me gjel aloe vera. Mund të shtoni edhe një lugë vaj ulliri. Aplikoni masën në skalpin e kokës dhe lëreni të paktën për 30 minuta para se ta shpëlani.

Përdorini këto dy metoda dy apo tre herë në javë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat