Ndjenja e të mos qenit pjesë e këtij planeti

Life style

Ndjenja e të mos qenit pjesë e këtij planeti

Më: 18 maj 2021 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Mund t’ju duket disi e çuditshme por, na besoni, ka shumë individë që ndihen si peshq pa ujë. Në këtë drejtim, janë bërë studime dhe disa studiues kanë hipotezuar se këta njerëz mund të jenë në të vërtetë Shpirtra nga planetë të tjerë që i erdhën në ndihmë kujtdo në nevojë.

Duket si diçka nga një film fantastiko-shkencor, apo jo? Një gjë e veçantë, por tmerrësisht magjepsëse nëse e mendoni.

Cilat janë këto ndjesi misterioze?

Këto emocione janë të pranishme që në moshë të vogël dhe e tregojnë veten si të papërshtatshëm ndaj njerëzve të tjerë, përfshirë edhe të afërmit. Një tjetër gjë që i diferencon ata është ekstranizmi ndaj rregullave të sjelljes që duhet të mbahen në këtë planet, duke menduar se ata nuk u përkasin atyre.

Ata përjetojnë një konfuzion të vazhdueshëm që i çon në kërkimin e pandërprerë të dikujt që është i barabartë me ta dhe kur e gjejnë atë (edhe pse rrallë), ata mund të vazhdojnë jetën e tyre në një mënyrë më të thjeshtë, pikërisht sepse janë kuptuar. Kjo nuk e zhduk pakënaqësinë e të mos ndjerit pjesë e kësaj bote, por vetëm e bën atë më të durueshme.

Duke mos e parë këtë veçori të tyre si diçka ndryshe dhe duke e pasur atë që nga mosha e hershme, ata nuk kanë probleme për të eksternalizuar hutimet e tyre dhe për këtë arsye, shpesh u nënshtrohen formave të rënda të diskriminimit. Pavarësisht nga sa të çuditshme mund ta gjesh një gjë të tillë, të tallesh me dikë sepse është ose ndihet ndryshe është një nga format më të ulëta të ngacmimit që mund të ekzistojë dhe shpresojmë që të mos jeni në këtë kategori.

Komuniteti shpirtëror

Anëtarët e bashkësisë shpirtërore besojnë se Planeti ynë po lëviz nga dimensioni i tretë në dimensionin e katërt, duke ndryshuar kështu dridhjen e tij. Prandaj mendohet se këta shpirtra janë rimishëruar për të ndihmuar këtë proces falë dridhjeve të larta që ato lëshojnë. Megjithëse këto dridhje janë në rritje, ato janë akoma shumë të ulëta për t’u penguar nga të tjera negative, siç janë etja për pushtet, suksesi dhe paratë. Pavarësisht nga vështirësia e kalimit, bashkësia shpirtërore është një evolucion i vërtetë i vetëdijes.

Çfarë duhet të bëni kur përjetohen këto ndjesi?

Nëse nuk ndiheni pjesë e kësaj bote, atëherë ne ju themi se nuk keni asgjë të keqe me të. Megjithëse shoqëria tenton t’ju injorojë dhe të shtiret sikur nuk ekzistoni, ne nuk mund t’ju japim një manual udhëzimi për të jetuar, sepse vetëm ju e dini se si.

Duhet të dini që po buron dashuri dhe dritë dhe një vetëdije që shumë shpirtra të zinj nuk do të kenë kurrë shansin ta kenë. Pavarësisht nga ndjenja e papërshtatshmërisë, ju keni aftësinë e lindur të jeni të mirë me të tjerët. Ju keni një ndjeshmëri të jashtëzakonshme dhe kjo është një vlerë e pabesueshme. Do të jetë nënvetëdija juaj që ju shtyn vazhdimisht të kërkoni dikë për të ndihmuar dhe nëse jeni pjesë e Tokës apo vini vërtet nga një planet tjetër, është një gjë e mrekullueshme për të qenë jashtëzakonisht krenar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat