Nga lavamanët deri tek pjatalarëset, 5 këshilla për pastrimin me sodë buke

Life style

Nga lavamanët deri tek pjatalarëset, 5 këshilla për pastrimin me sodë buke

Më: 22 maj 2021 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Soda e bukës është e domosdoshme dhe nuk duhet të mungojë në arsenalin pastrues të çdokujt, pasi ka fuqinë për të hequr njollat, yndyrën, për të rivendosur shkëlqimin dhe për të larguar erërat. Produktet natyrale të pastrimit si soda e bukës jo vetëm që janë më të lira por edhe më të mira për mjedisin sesa homologët e tyre kimikë.

Çfarë bën soda e bukës?

Soda e bukës, e njohur ndryshe si bikarbonat natriumi, është një përbërje kimike me formulën NaHCO3. E përbërë nga kripë, duke përfshirë kation natriumi dhe një anion bikarbonat, soda e bukës ka pamjen e një pluhuri të bardhë. Nisur dhe nga emri, një nga përdorimet më të zakonshme të sodës së bukës është në gatim, duke i dhënë fryrje ëmbëlsirave, biskotave dhe më shumë. Sidoqoftë, përbërja ka gjithashtu veti pastruese, thith aromat dhe ndihmon në zhvendosjen e papastërtive.

Atëherë, si mund ta përdorni sodën e bukës? Lexoni pesë këshilla për pastrimin me sodë buke:

Zhbllokoni lavamanët

Lavamanët e bllokuar janë një shqetësim dhe shpesh mund të fillojnë krijojnë një erë të pakëndshme nëse nuk trajtohen shpejt. Nëse nuk mund ta zhvendosni bllokimin dhe nuk doni të bëni një rregullim kimik të kushtueshëm – provoni sodë buke.

Ju nevojiten:

Sodë buke – një filxhan

Uthull e bardhë – një filxhan

Uji i vluar

Hidhni një filxhan sodë buke në tub, duke e lënë të depërtojë ngadalë. Pastaj hidhni një filxhan uthull të bardhë – duhet të dëgjoni një tingull gazues ndërsa soda e bukës reagon me të. Lëreni për pesë minuta ose më gjatë nëse keni nevojë. Hidhni ujë të vluar dhe do të keni një lavaman të zhbllokuar.

Për pastrimin e pjatalarëses

Pjatalarëset janë një mrekulli moderne, duke zhvendosur me lehtësi papastërtitë e ushqimit nga pjatat. Sidoqoftë, me kalimin e kohës papastërtitë mund të grumbullohen duke rezultuar në një pastrim më të kënaqshëm.

Për të pastruar, shtoni dy filxhanë me uthull të bardhë në një tas të pastër dhe vendoseni në raftin e sipërm të pjatalarëses. Vendoseni makinën larëse në një cikël pastrimi në temperaturën më të nxehtë dhe pa detergjent. Me sodë buke ju mund të largoni gjithashtu edhe aromat.

Largon erërat nga frigoriferi

Të gjithë kemi lënë diçka në frigorifer shumë gjatë dhe e kemi zbuluar vetëm pasi është përhapur një erë e keqe. Nëse keni nevojë të largoni aromat e këqija, merrni një pjatë të vogël, tas ose enë dhe shtoni pak sodë buke. Vendoseni këtë në frigoriferin tuaj – funksionon më mirë në një nga raftet në qendër – dhe lëreni. Soda e bukës ka veti thithëse të erërave dhe kështu do të shpëtoni nga çdo aromë.

Për pastrimin e lavatriçes

Ashtu si pjatalarëset, lavatriçet mund të grumbullojnë papastërti të përgjithshme me kalimin e kohës. Për të pastruar, hidhni rreth dy gota sode buke direkt në lavatriçe. Pastaj aktivizoni një cikël bosh të ujit të nxehtë dhe më pas lëreni të ajroset.

Për larjen e furrave

Nëse keni lënë një tigan pa larë për një kohë të gjatë ose furra juaj ka grumbulluar depozita të pjekura, soda e bukës mund të ndihmojë në zhvendosjen e kësaj. Së pari, lagni zonën me ujë të nxehtë dhe pastaj spërkateni me sodë buke në mënyrë që të mbulohet çdo papastërti. Lëreni të qëndrojë për gjysmë ore, pastaj pastrojeni siç do të bënit zakonisht. Soda e bukës do t’ju ndihmojë të hiqni papastërtitë me lehtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat