Sekretet e vogla për një trup të përsosur si të Miranda Kerr-it

Life style

Sekretet e vogla për një trup të përsosur si të Miranda Kerr-it

Më: 30 maj 2021 Në ora: 09:25
Miranda Kerri

Miranda Kerr ka treguar që ajo, kohë pas kohe, i ndryshon ushtrimet e saj, për ta mos e humbur interesimin. Ajo madje ka thënë që nganjëherë në ushtrime e përfshin edhe të birin e saj, katërvjeçarin Flynn. Ish-modelja e 'Victoria's Secret', që tani është në moshën 32-vjeçare, ka thënë që qëndrimi në formë të mirë trupore është një gjë shumë e rëndësishme për të, andaj ajo mundohet që ta mposht urinë, duke konsumuar ushqime të shëndetshme, të cilat, në pako të vogla, i bart me vete. Si rrjedhojë, Miranda, që së fundmi është parë dorë-për-dorë me themeluesin e 'Snapchat'-it, njëzetepesëvjeçarin, Evan Spiegel, ka folur për sekretet e saj në ruajtjen e formës së saj trupore.

Ajo ka thënë: "Mundohem që të bëj joga për të paktën gjysmë ore në ditë, pastaj bëj disa zgjatje dhe ushtrime me pesha e rezistencë, për zgjatjen dhe formësimin e muskujve. Tash e 12 vjet bëj joga dhe më pëlqen efekti fizik dhe mendor që ka ajo. Më herët kam bërë gjimnastikë, ndërsa joga funksionon aq mirë saqë ma ka ruajtur fuqinë dhe fleksibilitetin, që e kam pasur në atë kohë". Mirëpo, për t'u siguruar që nuk mërzitet me ushtrimet e saj, ajo vazhdimisht i ndërron ushtrimet e saj të preferuara.

"Nganjëherë bëj ushtrime të rezistencës me jogë, e nganjëherë jogën e kombinoj me shëtitje me biçikletë, gjë të cilën e bëj me birin tim", ka thënë ajo. Mirëpo, për t'u dukur kaq bukur, Miranda nuk bazohet vetëm në ushtrime.

Ajo shmang konsumimin e ushqimeve që përmbajnë sheqer, duke bartur me vete ushqime të lehta e të shëndetshme si pemët, bajamet dhe farat. "Më pëlqen ta filloj ditën me diçka të shëndetshme, si puna e lëngut të portokallit, të bardhtë e vezës, avokado apo drithëra", ka thënë ajo.

Ngjashëm me modelen tjetër, Elle Macpherson, edhe Miranda është e përqendruar në dietën e bazuar në alkalinë, andaj edhe pi deri në tri litra ujë alkalin në ditë. "Nganjëherë nuk mund të shmangesh konsumimin e një ushqimi që nuk është aq i shëndetshëm, mirëpo, shumicën e kohës mundohem që të ushqehem shëndetshëm. Mirëpo, edhe nëse më duhet të ha diçka jo fort të shëndetshme, nuk e mundoj veten shumë", ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat