Keni nevojë të relaksoheni? Një mënyrë e thjeshtë që funksionon vërtet

Life style

Keni nevojë të relaksoheni? Një mënyrë e thjeshtë që funksionon vërtet

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 20:35
Ilustrim

Ndiheni nën presion dhe keni nevojë për diçka që do t’ju ndihmojë të relaksoheni shpejt? Studimet kanë treguar efektet e dobishme të aktivitetit fizik të yogas dhe meditimit mbi stresin, por për habinë tonë, ekziston një aktivitet më relaksues që është provuar shkencërisht.

Bëhet fjalë për leximin. Është një përvojë unike, një libër i shkruar mirë është në gjendje të na rrëmbejë, të “zhysë” në një botë tjerë si dhe gjithashtu të na bëjë të ndihemji më të relaksuar. Disa studiues arritën në përfundimin se vetëm 6 minuta lexim ishin në gjendje të ulnin stresin me 68 përqind.

Leximi, ashtu sikurse përmirësimi i mënyrës sonë për të shprehur veten, është në gjendje të zhvillojë ndjeshmëri, të ngadalësojë rrahjet e zemrës dhe të ulë tensionin muskulor.

Njëri nga autorët e studimit thotë: “Nuk ka rëndësi se cilin libër lexoni. Duke u zhytur në libër, shpëtoni nga stresi dhe kaloni ca kohë duke eksploruar imagjinatën e autorit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat