Është fakt! Meshkujt dashurohen më shpejt se femrat…

Life style

Është fakt! Meshkujt dashurohen më shpejt se femrat…

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 09:39
Ilustrim

Meshkujt bien në dashuri më shpejt se femrat. Tashmë një fakt i tillë është i provuar shkencërisht.

Bëhet fjalë një karakteristikë gjenetike që e bën më të prirur një djalë/burrë për ndjenja, ndërkohë që femrat kanë nevojë për një periudhë më të madhe pjekurie.

Antropologia amerikane Helen Fischer mendon se meshkujt dashurohen më shpejt se femrat për shkak të një ndikimi të konsiderueshëm të shikimit, në sistemin sensorial.

Praktikisht, ndodh diçka menjëherë kur një njeri i gjinisë mashkullore sheh një të gjinisë tjetër që e konsideron tërheqës. Ndjesitë e forta të shikimit dërgojnë stimuj në tru, që çojnë në një rënie të shpejtë në dashuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat