Nëse partneri nuk ju thotë thuajse kurrë ‘Të dua’, mund të jetë për një nga këto 5 arsye!

Life style

Nëse partneri nuk ju thotë thuajse kurrë ‘Të dua’, mund të jetë për një nga këto 5 arsye!

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

A ka diçka më magjike se dy fjalët më të ëmbla: Të dua? Zakonisht, kur njerëzit e thonë vërtet këtë, ata janë të bindur në dashurinë tuaj për ju, ndjejnë një lidhje të fortë dhe më e bukura, dëshirojnë t’ju vënë në dijeni për dashurinë që kanë. Por, çfarë do të thotë kur partneri/ja nuk ju thotë  “të dua”? A duhet të shqetësoheni?

Sipas dr. Gary Brown, terapist marrëdhëniesh, përgjigjja varet nga lloji dhe faza e marrëdhënies në të ciliën jeni. Nëse ata nuk kanë thënë “Të dua” ose nuk e thonë shpesh pas dy apo tre muajsh lidhje, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Sidoqoftë, nëse keni qenë vetëm me njëri-tjetrin për më shumë se 6 muaj deri në një vit, këtu mund të ketë diçka, edhe pse jo domosdoshmërisht është arsyeja më e keqe që mund t’ju vijë në mendje.

Ja se ç’mund të jetë duke ndodhur, sipas ekspertëve.

#1 – Partneri mund të jetë pritur që ta bëni ju hapin të parët

Po ju, a i keni thënë “Të dua”? Nëse jo, pse keni hezituar? Mendoni se ndoshta edhe partneri është në pozitën tuaj dhe po pret të njëjtën gjë prej jush. Kjo nuk është një garë, por “partneritet”, prandaj mos humbisni asnjë sekondë më shumë dhe tregojini se si ndiheni vërtetë.

#2 – Ai mund të ketë probleme me të shprehurit e dashurisë

Nga ana tjetër, nëse i keni thënë se e doni, por nuk keni parë të njëjtën gjë nga ana e tij, këtu mund të ketë nevojë për një shpjegim. Në mënyrën më të butë, jo gjykuese dhe jo-akuzuese pyetini se çfarë kuptimi ka për të, të thotë “Të dua”. Ju e njihni tipin e partnerit tuaj dhe e dini dhe mënyrën se si është rritur. E gjithë kjo mund të jetë një “keqkuptim” i vogël, ndoshta nga mënyra se si partneri e ka të vështirë të shprehet me fjalë, kur flitet për ndjenja dhe emocione. Mirëkuptojini, por lërini të kuptojnë se me ju mund të ndihen në kulmin e rehatisë së tyre.

#3 – Ai mund të jetë refuzuar në të kaluarën

Një nga rastet më tipike është kur ai/ajo ka thënë më parë “Të dua”, pa e marrë mbrapsht dhe kjo e ka stepur për të mos vepruar njësoj në marrëdhëniet e ardhshme. Ndoshta partneri thjesht ka frikë të të humbasë, duke të “trembur” me fjalë të mëdha siç janë: “Të  dua”, “Të dashuroj” etj. Sigurojini atij se e doni dhe e mbështesni dhe mos lejoni që hezitimi i partnerit, t’ju ndalojë ju të shpreheni.

#4 – Partneri mund të jetë duke ruajtur distancën

Nëse partneri juaj nuk përpiqet të ofrojë një shpjegim të arsyeshëm ose po e shmang këtë temë, ekspertët bien dakord që ndoshta diçka nuk po ecën si duhet. Pamundësia për të thënë “Të dua” në një marrëdhënie të përkushtuar dhe të gjatë, pa ndonjë shpjegim të arsyeshëm, mund të nënkuptojë se mes jush ka disa pengesa.

#5 – Partneri thjesht nuk është gati

Shpjegimi më i qartë mund të jetë edhe më i vështiri për t'u dëgjuar: Partneri juaj nuk është duke thënë: "Unë të dua", sepse ata nuk të duan/dashurojnë – ose të paktën, nuk të duan ende. Ndonjëherë, një partner bie në dashuri më shpejt se tjetri. Nuk ka nevojë për shumë alarm sepse askush nuk mund t’i kontrollojë ndjesitë. Lërini gjërat të rrjedhin ashtu si duhet, pa ushtruar presion tek partneri. Sidoqoftë, kërkoni që të paktën mes jush të thuhet gjithnjë e vërteta, edhe nëse s’është ajo që njëra palë dëshiron të dëgjojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat