Një mënyrë e thjeshtë për të dezinfektuar lodrat e fëmijëve

Life style

Një mënyrë e thjeshtë për të dezinfektuar lodrat e fëmijëve

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Me një fëmijë të vogël në shtëpi, pastrimi i duhur i dhomave është i rëndësishëm. Shumë sipërfaqe mund të bëhen një burim për mikrobet dhe bakteret. Kur janë të vegjël, ato vendosin objekte të ndryshme në gojë, të cilat mund të jenë një kërcënim për shëndetin e tij.

Mikrobet dhe bakteret janë të padukshme me sy të lirë. Kjo është arsyeja pse lodrat e fëmijëve duhet të pastrohen dhe dezinfektohen në mënyrë periodike. Megjithatë, ka disa mënyra natyrale që do t’ju ndihmojnë t’i dezinfektoni.

Lodra plastike. Janë të thjeshta për t’u dezinfektuar. Merrni lodrat dhe zhytini në një enë me ujë të ngrohtë. Hidhni pak dezintektues natyral me një lugë gjelle sodë buke. Lërini për disa minuta.

Arush pelushi. Mund të lahen në lavatriçe por gjithmonë duhet të gjeni një zgjidhje delikate, në temperaturë të ulët. Një mënyrë efikase është t’i vendosni në një legen dhe hidhni sodë buke, e cila shërben si një dezinfektues natyral.

Lodra elektrike. Së pari, hiqni bateritë. Trajtoni sipërfaqet me një leckë të butë të lagur dhe me sodë buke. Pastaj për t’i tharë përdorni një leckë të butë dhe fshiji mirë sipërfaqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat