Njerëzit e fortë mendërisht kurrë nuk i bëjnë këto tri gjëra: Mund t’i njihni në pak kohë sipas këtyre karakteristikave!

Life style

Njerëzit e fortë mendërisht kurrë nuk i bëjnë këto tri gjëra: Mund t’i njihni në pak kohë sipas këtyre karakteristikave!

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Njerëzit e fortë mendërisht nuk përpiqen të kënaqin të gjithë, as të arrijnë gjithçka

Psikoterapistja dhe trajnere e shëndetit mendor, Amy Morin, beson se mendërisht të gjithë njerëzit e fortë kanë karakteristika të përbashkëta.

Me këtë, ajo nënkupton mënyrën se si ata shpenzojnë dhe ku ata investojnë energjinë e tyre: “Energjia e tyre është e përqendruar në qëllimin dhe nuk e shpenzojnë atë, por dhe kohën, në gjëra që nuk janë të rëndësishme ose në të cilat ata nuk kanë ndikim”, shpjegon Amy.

Ajo thekson se është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për atë që nuk po bëjmë mirë: “Sa më të vetëdijshëm të jeni për zakonet tuaja jo të shëndetshme, aq më të mëdha janë shanset për t’i kapërcyer ato”.

Ata nuk i analizojnë situatat

Ata janë të vetëdijshëm se rreziqet që marrin dhe zgjedhjet që bëjnë nuk do të jenë gjithmonë të përsosura, por ata kanë besim në rezultatin.

Një person i fortë mendërisht nuk do të habitet nga analiza e pafund e veprimeve, si ato personale, ashtu edhe të njerëzve përreth tij.

Njerëzve të fortë nuk u intereson vërtet çfarë mendojnë të tjerët

Shqetësimi për mendimet e të tjerëve dhe frika nga dënimi i tyre mund të ndikojnë në çdo aspekt të jetës tuaj. Nga mënyra e veshjes deri tek mënyra e rritjes së fëmijëve tuaj…

Mos e fajësoni veten

Njerëzit e fortë mendërisht marrin përgjegjësi për veprimet e tyre dhe nuk “bien” në rrethin vicioz të vetëfajësimit. Kur atyre u ndodh të bëjnë gabime ose të gjenden në situata të caktuara në të cilat ata nuk duan të jenë, përpiqen të mësojnë nga ai shembull dhe vazhdojnë tutje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat