Gjithë llojet e të dashurve që i duhen një vajze në jetë

Life style

Gjithë llojet e të dashurve që i duhen një vajze në jetë

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Për të bërë zgjedhjen “e duhur” në fund!

I dashuri emocional

Është ajo dashuria e pashpjegueshme që mund të ndjesh edhe për dikë që nuk përmbush asnjë kriter nga lista e gjatë…dhe të gjithë të pyesin: ‘Po ti, çne me atë?!”. Epo, është një kimi e pashpjegueshme shpirtërash që ju bën bashkë…edhe pse e dini se nuk është ai/ajo që keni ëndërruar. Aq intensive, aq e mbushur me emocione është kjo dashuri, sa zakonisht përfundon shpejt, dhe jo mirë.

I dashuri ambicioz

Kur jemi në të 20-at, dëshirat dhe ambiciet për karrierën na bëjnë të tërhiqemi nga njerëz që kanë të njëjtat aspirata dhe ndajnë të njëjtat ëndrra me ne. Këta janë partnerët që të nxisin të këmbëngulësh, të mbështesin në karrierën që ke zgjedhur dhe pse jo, i thonë dikujt një fjalë të mirë për ty. Disa prej këtyre dashurive përfundojnë edhe me martesë, sepse pak gjëra mund t’i bëjnë bashkë 2 njerëz si ambicia.

I dashuri platonik

Me “platonike”, kuptohet diçka ideale, përgjithësisht të largët me njeriun që idealizojmë dhe më shumë të bazuar tek ajo që duam që ai të jetë sesa tek ajo që ai është. Prandaj dashuria e parë thonë se të jep zhgënjimin më të madh; është sikur një perde e trashë, e padepërtueshme të bie nga sytë dhe…realiteti mund të mos jetë i keq, por jo ai që besonim.

I dashuri fizik

Ka kimi e kimi… Ndodh që njohim njerëz të cilëve nuk u rezistojmë dot fizikisht, me të cilët përjetojmë një pasion të çuditshëm. Këta janë partnerët që na mësojnë të duam trupin tonë dhe të kemi më shumë vetëbesim. Janë partnerët që, edhe pse largohen sapo pasioni shuhet, na lënë shijen e mirë e një seksualiteti që nuk e njihnim tek vetja.

I dashuri që të do më shumë/ më pak se e do ti

Është ai që ti e do shumë, ose ai që të do shumë. Duket sikur të gjithë e përjetojnë të paktën një herë një marrëdhënie të pabarabartë në aspektin e ndjenjave; i thyejmë dikujt ndjenjat dhe pastaj vjen dikush e na i thyen ne. Karma? Epo, duhet të ketë një gisht në gjithë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat