Zgjidhjet për rrobat që kanë ‘hyrë në ujë’

Life style

Zgjidhjet për rrobat që kanë ‘hyrë në ujë’

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Sa herë jeni zënë me mamin sepse, pavarësisht sa 100 herë e paralajmërove, ajo e futi në lavatriçe bluzën e re, e lau në mënyrën më të gabuar të mundshme dhe rezultati dihet: Një bluzë e hyrë në ujë, që praktikisht nuk vishet më.

Ok ndodhi, u zutë dhe mami thotë që s’të prek më kurrë veshje me dorë, po tani ç’do bëhet? Para se të mendoni për ta falur, po ju themi se ka një zgjidhje edhe për këtë.

Mjafton t’i lini ato në ujë të ngrohtë me shampo bebesh dhe veshjet tuaja do të rikthehen në përmasat origjinale. Një gjë e tillë ndihmon në shtendosjen e fibrave. Në një legen me ujë të ngrohtë, shtoni 1/3 e një gote me shampo dhe lëreni veshjen për 30 minuta.

Nxirreni më pas me kujdes pa e shpëlarë në mënyrë që shampoja të vijojë të veprojë dhe me duar, mundohurni t’i jepni formën e mëparshme. Gradualisht, mbështilleni në formë roleje me një peshqir dhe lëreni për 10-15 minuta. Hapi i fundit është nxjerrja nga peshqiri dhe vendosja mbi një tjetër peshqir të thatë duke i dhënë gradualisht formë dhe duke vendosur objekte të rënda në skaje që të qendrojë ashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat