Përdorimi i rrushit në rutinën tuaj

Lifestyle

Përdorimi i rrushit në rutinën tuaj

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

A e keni ditur se lëngu i rrushit është një pastrues i shkëlqyer për të gjitha llojet e lëkurës? Natyrisht, ky lëng është një element shumë i rëndësishëm për rutinën e bukurisë, andaj edhe shumë receta shtëpiake e përfshijnë edhe lëngun e rrushit.

Ndani dy ose tri kokrra rrush dhe me lëngun e tyre trajtojeni gjithë lëkurën e fytyrës, duke shmangur trajtimin e zonës së syve dhe gojës. Pasi që të kenë kaluar rreth pesë minuta, pastrojeni lëkurën me ujë të vaktë.

E mira është se të gjitha femrat, pa marrë parasysh se çfarë lloj lëkure kanë, mund ta përdorin këtë trajtim. Krijoni një maskë duke kombinuar 1 lugë çaji lëng rrushi, 1 lugë çaji lëng limoni dhe 1 lugë çaji lëng mente. Përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë dhe qafë para se ta pastroni. Pastaj, përzieni lëngun e trëndafilit me ujë të ftohtë dhe përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë.

Kjo recetë është e vlefshme vetëm për femrat me lëkurë të yndyrshme. Merrni 10 kokrra rrush, 2 lugë çaji çaj kamomili dhe 2 lugë çaji miell misri. Përzieni çajin e kamomilit me miellin e misrit, pastaj shtojani rrushin e shtypur. Pastën e fituar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për pesëmbëdhjetë minuta, para se ta fshini. Përfundimisht, aplikojeni zbutësin tuaj të rendomë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat