Sekreti që lëkura të jetë me shkëlqim

Life style

Sekreti që lëkura të jetë me shkëlqim

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

Sekreti që lëkura të jetë me shkëlqim, me pamje të shëndetshme nuk mund të gjendet në një shishe.

E vërtetë është që ndërsa plakeni lëkura prodhon më pak kolagjen dhe humbet pak elasticitetin e saj. Por pa marrë parasysh moshën, lëkura e fytyrës varet shumë nga faktorët e jetesës, si dieta, gjumi i mjaftueshëm dhe faktorët mjedisorë, raporton daily mail.

Një gjë e mirë është se nga një pamje e lodhur mund të rikthehet shkëlqimi me disa ndryshime të thjeshta. Atëherë këto janë disa nga këshillat për të arritur një shkëlqim të shëndetshëm, pa pasur nevojë për dermatolog.

Të hash ushqime të shëndetshme dhe të ekuilibruar është e rëndësishme jo vetëm për mirëqenien tonë të përgjithshme, por edhe për lëkurën me shkëlqim. Frutat dhe perimet që janë të pasura me antioksidantë ku ndihmojnë në sigurimin e lëkurës sonë me lëndë ushqyese që përfshinë vitaminat C,E, zinkun dhe selenin.

Faktorët mjedisorë si ndotja, tymi i cigareve dhe madje rrezet e diellit mund të shkaktojnë plakje të parakohshme dhe rrudhosje të lëkurës.

Në pesë vitet e para pas kalimit të menopauzës, lëkura mund të humbasë deri në 30 % të kolagjenit të saj, gjë që mund të çojë në vija të holla që kthehen në rrudha dhe dermat bëhen më pak të forta, të thata dhe më të ndjeshme ndaj dëmtimeve nga radikalet e lira.

Bërja e ushtrimeve të buta si joga e lehtë apo bërja e një dushi të ngrohtë e të këndshme. Leximi i një libri në vend se të shikoni në telefon apo të dëgjoni radio mund të ju ndihmojë gjithashtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat