Çfarë ndodh me trupin tonë, nëse nuk veshim të brendshme?

Life style

Çfarë ndodh me trupin tonë, nëse nuk veshim të brendshme?

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Për (thuajse) të gjithë prej nesh, veshja e të brendshmeve është një rutinë që është pothuajse si të marrësh frymë dhe mendimi për të ecur pa to, na duket tejet i çuditshëm.

Në fakt, ka një sërë përfitimesh që trupi merr, kur ju vendosni të ndaloni së veshuri të brendshme.

 Do të jeni më pak të prirur ndaj “refluksit të acidit”

Rrobat e ngushta, si të brendshme, mund të shtyjnë barkun lart, i cili mund të krijojë presion në stomakun tuaj dhe të shkaktojë probleme, që mund të rezultojnë në urth. Ky problem është më i zakonshëm për moshat 20-30 vjeç.

- Ul mundësitë e marrjes së një infeksioni vaginal

Ekziston një bakter që shumica prej e njohin, candida. Ky bakter mund të gjendet në rreth 20% të grave. Edhe pse disa mund të mos përjetojnë kurrë ndonjë simptomë, nëse ndodhin ndërlikime, ato mund të çojnë në infeksione vaginale.

Për shkak se pambuku ruan lagështinë dhe krijon një zonë perfekte për rritjen e baktereve, pa të brendshme ulen edhe shanset e infektimit.

- Do të ndiheni më rehat

Shumica prej nesh ka përjetuar djersitje atje poshtë. Kjo lagështi bllokohet nga të brendshmet tuaja që mund të sjellin edhe një aromë të pakëndshme, e cila shpeshherë i bën njerëzit të mendojnë se kanë një problem.

Mos-mbajtja e të brendshmeve do të lejoja që djersa të avullojë, duke mos sjellë probleme.

- Zona juaj e bikinit do të jetë më e sigurt

Pjesët tuaja intime janë bërë prej indeve delikate, të ngjashme me buzët tuaja. Të brendshmet që kanë materiale artificiale apo ato që janë shumë të ngushta, mund të irritojnë, dëmtojnë dhe krijojnë infeksion në zonën tuaj të bikinit.

- Zona juaj intime do të jetë më pak e ndjeshme ndaj alergjive

Për shkak se shumë rroba, përfshirë të brendshmet, përmbajnë pëlhura artificiale, ngjyra dhe kimikate, ato lehtësisht mund të krijojnë një reaksion alergjik. Ky reagim mund të shfaqet si acarim, flluska, skuqje dhe gunga.

- Edhe burrat mund të përfitojnë

E njëjta gjë vlen për burrat, të cilët gjithashtu mund të zvogëlojnë shanset e tyre të acarimit dhe lëndimit. Në të vërtetë, kjo mund të nënkuptojë më pak infeksion dhe kruajtje. Përveç kësaj, ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të sistemit riprodhues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat