Është mirë për fëmijët të rriten afër gjyshërve

Life style

Është mirë për fëmijët të rriten afër gjyshërve

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Ka diçka çuditërisht të veçantë për lidhjen mes gjyshërve dhe mbesave e nipave, dhe kjo është shumë më e thellë se gurabijat e gjyshes e kujdesi falas.

Nuk është çdoherë e lehtë, e ndonjëherë kjo kushton udhëtime të gjata, por kur ushqejmë një marrëdhënie pozitive me gjyshërit e tyre, fëmijët tanë përfitojnë. Shesh thuhet se gjyshërit i llastojnë fëmijët, por dashuria shtesë që e marrin nga gjyshërit nuk i bën fëmijët më të butë, përkundrazi, i bën më të fortë.

Më poshtë janë pesë arsye pse një lidhje e afërt me gjyshërit është një dhuratë e mrekullueshme:

1. Do të kenë një sistem përkrahjeje.


Një studim në Universitetin e Oksfordit ka gjetur se fëmijët që janë të afërt me gjyshërit kanë më pak probleme me emocionet dhe sjelljen, dhe më mirë ballafaqohen me ngjarjet tronditëse në jetë, si divorci apo bulizmi në shkollë.
Në mënyrë shumë reale, gjyshërit japin një ndjenjë sigurie dhe përkrahjeje që u ndihmon fëmijëve gjatë përvojave jo të këndëshme.

2. Të pasurit e një identiteti ndër gjenerata e rrit fleksibilitetin dhe qëndrueshmërinë e fëmijëve.
Një studim tjetër tregon se të pasurit e një identiteti ndër gjeneratash, ose të kuptuarit e historisë familjare dhe vendit të vet në të, i bën fëmijët më të qëndrueshëm dhe u ndihmon të ndihem më në kontrollë të jetës së tyrem edhe atëherë kur bota jashtë familjes duket jashtë kontrollit. Psikologët që kanë studiuar grupe fëmijësh pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, kanë vërejtur se fëmijët që kanë ditur shumë për historinë e tyre familjare më lehtë janë përballur me stresin. Të diturit se si gjyshja e tyre kanë ardhur në Amerikë, apo se si gjyshi ka pasur një furrë poshtë rrugës, e ndihmon fëmijën të kuptojë se ai është pjesë e diçkaje më të madhe se vetja. Duke e ditur këtë, dhe duke e ditur se gjeneratat më herët u kanë mbijetuar sfidave të veta, i ndihmon fëmijët të përballojnë dhe të rimëkëmben pas fatkeqësisë.

3. Lidhjet e afërta me gjyshërit i mësojnë fëmijët të mos kenë ndjenja negative ndaj pleqërve
Të gjithë do të plakemi një ditë. Dhe kur të plakemi, mesiguri nuk duam që gjeneratat e reja të na diskriminojnë. Për fat të mirë, ilaçi më efikas për këtë është të ushqejmë marrëdhënie pozitive mes fëmijëve dhe gjyshërve të tyre. Sipas një studimi në Belgjikë, ku janë përfshirë 1,151 fëmijë të moshës 7-16 vjeç, fëmijët që kanë qenë të afër me gjyshërit, kanë shfaqur më pak paragjykim ndaj më të vjetërve. Fëmijët që nuk kanë pasur marrëdhënie të mira (jo domosdosmërisht për nga sasia apo kontakti, por për nga cilësia) kanë pasur më shumë mendime negative për më të moshuarit.

4. Qëndrimi afër gjyshërve i mbron fëmijët nga depresioni kur të rriten.
Një studim i vitit 2014 në Kolegjin e Bostonit i ka lidhur marrëdhëniet e afërta emocionale mes gjyshërve dhe fëmijëve të rritur, me shkallë më të ulët si për të mshuarit ashtu edhe për mbesat e nipat e tyre. Për gjyshërit, të pasurit e një marrëdhënie të afërt me nipërit e mbesat, i ekspozon ato ndaj ideve të reja, ndërsa nipërit e mbesat e rritura përfitojnë nga përvojat jetësore dhe këshillat që i marrin nga gjyshërit, raporton the Boston Globe.

5. Fëmijët ua zgjasin jetën gjyshërve.
Shkenca është shumë e qartë se qëndrimi afër gjyshërve (edhe nëse nuk mund të jetoni në të njejtën lagje) është mirë për të gjithë. Fëmijët bëhen më të qëndrueshëm dhe gjyshërit më të shëndetshëm. Studimi thotë se gjyshërit që kujdesen për fëmijët i shtojnë mesatarisht pesë vite jetës së tyre. Lidhja mes gjeneratave është mirë për të gjithë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat