10 sekretet e bukurisë së grave të Lindjes

Life style

10 sekretet e bukurisë së grave të Lindjes

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Femrat e Lindjes së Mesme dallohen për bukurinë e tyre dhe për lëkurë dhe flokë shumë të bukur e të kuruar.

Nëse do të dish se cilat janë truqet e tyre për t’u dukur kaq bukur, po ju listojmë më poshtë sekretet e tyre kryesore te bukurisë:

Vaji i arganit

Gratë e lindjes së mesme e përdorin që prej lashtësisë vajin e arganit si për fytyrën ashtu edhe për flokët.

Ekstrakti i Amlës

Amla është një frut Indian, i ngjashëm me rrushin dhe ai është shumë popullor në Indi dhe Lindjen e Mesme. Ekstraktin e këtij fruti çudibërës femrat lindore e përdorin në shampo, balsam dhe maska për flokët.

Uji i trëndafilit

Uji i trëndafilit është një tonik natyral shumë i mirë, i cili qetëson lëkurën, largon irritimet dhe skuqjet dhe i jep lëkurës një pamje të freskët e të shndritshme. Përveç të tjerash ai ka edhe një aromë shumë të këndshme dhe freskuese për lëkurën.

Kurkuma

Kurkuma përdoret gjerësisht në Lindje jo vetëm në gatime, por edhe si një produkt me përdorim në kozmetikë. Pudra e kurkumës përdoret në maska të ndryshme për fytyrën.

Kënaja

Kënaja përdoret gjerësisht në Indi dhe Lindjen e mesme jo vetëm për te realizuar tatuazhet e famshme me hëna, por edhe si bojë natyrale për flokët dhe vetullat.

Limoni

Lëngu natyral i limonit përdoret gjerësisht si një mjet kozmetik për lëkurën në Lindjen e Mesme. Ai shërben si një pastrues dhe tonik i mrekullueshëm natyral.

Vaji i farave të mustardës (sinapit)

Vaji i farave të mustardës ose siç quhet ndryshe sinapit përdoret prej shekujsh në Indi dhe Lindjen e Mesme si një produkt çudibërës për flokët. Ai ndihmon në rritjen dhe shkëlqimin e flokëve.

Dylli natyral “Halawa”

Dylli Halawa është shumë popullor në vendet lindore dhe ai pregatitet nga një shumëllojshmëri vajrash esencialë natyralë, me dyll blete dhe ka aromën e drurit të Sandalit. Ky dyll gjen një përdorim shumë të gjerë, si produkt për të fërkuar trupin e deri tek aplikimi i tij si deodorant natyral.

Hamami

Banjoja turke ose siç quhet ndryshe Hamam aplikohet prej shekujsh në vendet e Lindjes dhe ai ka efekte shumë pozitive për lëkurën, pasi hap poret dhe largon toksinat, si dhe ndihmon për rënien në peshë.

Parfumeria natyrale

Lindja është vendi i aromave dhe vajrave esencialë dhe femrat atje përdorin parfumet natyrale, pa shtesë të alkoolit në to, të cilat janë shumë më të qëndrueshme dhe më të thella si aroma se sa parfumet e brandeve që jemi mësuar të blejmë në dyqanet e parfumerisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat