Çfarë të bësh kur ndjen se ai s'të do mjaftueshëm

Life style

Çfarë të bësh kur ndjen se ai s'të do mjaftueshëm

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Ndoshta mund të jesh në lidhjen e gabuar me personin e gabuar, ose thjesht nuk ke zbuluar akoma se si është gjuha e tij e dashurisë. Të ndihesh e padëshiruar apo të kesh dilema në lidhje me ndjesitë e partnerit tënd, është gjëja më e shëmtuar që mund të përjetosh në një lidhje. Gjithsesi mund të na ndodhë të gjithëve, prandaj: Si të veproni?

1. Zbulo cila është gjuha jote e dashurisë

Thuaja atij çfarë të pëlqen më shumë. Si do të ta shprehin dashurinë, gjestet, fjalët dhe gjithçka tjetër. Njerëz të ndryshëm duan gjëra të ndryshme, prandaj shmangini keqkuptimet.

2. Sigurisht dhe gjuhën e tyre...

Duhet ta njohësh para se të arrish në konklizione. Jo të gjithë e kanë të thjeshtë të thonë "të dua" ndonëse e ndjejnë. Analizo natyrën dhe veprimet e tij.

3. Qëndroni më pranë njëri-tjetrit

Kontrolloni më shumë rutinën e partnerit që do të thotë: interesohuni për të. Jepni nga vetja dhe merreni ju guximin për ta thënë e para fjalën magjike. Përgjigja do t'ju heqë dilemat.

4. Krijoni tradita të tjera në lidhje

Energjia e romancës me kalimin e kohës zbehet, prandaj herë pas here keni nevojë për metoda të reja.

5. Mendo çfarë mund të bësh

Nëse ka diçka që mund të bësh për të shpëtuar marrëdhënien, bëje pa menduar për krenarinë. Gjithmonë nëse je e bindur që partneri po kalon një periudhë të keqe dhe thëllë thellë ju do.

6. Sigurohu të jesh e lumtur dhe e plotësuar

Mos u kap pas fjalëve dhe romancave të kota. Me rëndësi është sjellja e tij, gjestet dhe gjithçka tjetër. Nëse ti ndihesh mirë, s'ka asnjë vlerë një shprehje dashurie më shumë.

7. Konsidero të shkuarën

Ndoshta je ti ajo që i ke vendosur barriera partnerit dhe s'e lë të shprehë çfarë ndjen. Kjo mund të vijë gjithashtu si pasojë e një traume nga një lidhje e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat