Pyetje për të testuar nëse marrëdhënia në të cilën je është e shëndetshme!

Life style

Pyetje për të testuar nëse marrëdhënia në të cilën je është e shëndetshme!

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Psikologët klinikë sugjerojnë t'i bëni vetes 5 pyetje të thjeshta që mund të jenë (ose jo) qendra e një marrëdhënieje të mirë.

1) A mund të flisni ballë për ballë - jo vetëm të komunikoni duke dërguar mesazhe - dhe ta kaloni kohën çdo ditë kështu? Disa psikologë thonë se klientët e tyre flasin me partnerët live, pa ndërprerje nga ekranet e telefonave vetëm 28 minuta në javë. 4 minuta në ditë!

2) A mund të zgjidhni një problem, të zgjidhni konflikte dhe si pasojë, të mos mbani inat? Sigurisht që do ketë konflikte, por për çdo herë që këto konflikte nuk kanë zgjidhje - marrëdhënia bën një hap pas.

3) A keni ngecur duke besuar "kjo marrëdhënie do të ishte e shkëlqyeshme ... nëse/vetëm/por ..."? ("Marrëdhënia ime do të ishte e shkëlqyer nëse ai do të kishte një punë, nëse nuk do të ishte i dehur kaq shpesh etj.) A po prisni që partneri juaj të ndryshojë dhe ka disa gjëra që ju shqetësojnë? Mos harroni, ju bëni zgjedhje dhe jetoni me to. Zgjidhni me bindje.

4) A e dini se çfarë është ajo që partneri juaj vlerëson për ju? A ju njohin ata më shumë se çdokush tjetër? Këto pyetje janë përtej fizikut apo asaj që vishni. Përgjigjet duhet të jenë pasqyrim i cilësive të brendshme si ndjeshmëria, dhembshuria, sensi i humorit etj. 

5) A trajtoheni nga ai në një mënyrë të qëndrueshme? Kjo pyetje mund t'ju duket e çuditshme, por shpeshherë marrëdhëniet janë të mira - me raste. Ju jeni mirë herë pas here, pa patur një lloj qëndrueshmërie në lumturinë tuaj. Kjo mund të jetë zhgënjyese dhe t'ju lëndojë në planin afatgjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat