Nëse balluket nuk e përballojnë dot vapën, ky është plani kundër ditëve të nxehta

Life style

Nëse balluket nuk e përballojnë dot vapën, ky është plani kundër ditëve të nxehta

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 06:34
Ilustrim

Mund të jenë një model i bukur, që ju shkon, por në verë, janë shumë të vështira për t’u mbajtur. Balli mbushet me bulëza, ato ngjiten pas tij dhe përfundojnë në disa fije që nuk ke si t’i bësh të duken si balluke. Po janë disa mënyra për t’i pasur të bukura edhe gjatë verës.

Jepu një shtysë

Që balluket mos të bëhen me fije dhe me djersë, duhet të prekin sa më pak ballin. Thaji me një furçë të rrumbullakët, duke i ngritur lehtësisht që nga rrënjët, larg ballit.

Bëje ballin një fqinj të mirë për baluket

Çdo pikë lagështie e ballit do merret nga balluket, kështu që mos përdor krem sipër vetullave. Nëse ke fytyrë të yndryshme ose një ditë aktive gjatë së cilës nuk mund të shmangësh djersitjen, mbaj disa peceta thithëse në çantë dhe një shampo të thatë për një rifreskim të flokëve.

Kaloji anash

Nëse ke nga ato baluket e shkurtra rock, tani mund t’i lësh të rriten pak që të mund t’i krehësh anash gjatë verës. Balluket e gjata, të krehura anash, janë perfekte për muajt e ngrohtë. Gjithashtu, mund të bëhesh retro-bohemian-e me një balluke të ndarë në mes si Alexa Chung.

Nën brisk

Vajzat me balluke të plota mund të kërkojnë një hollim me brisk për të hequr pak rëndesë. Balluket e rralla dhe të ndara nuk rëndojnë sa ato të drejtat. Thuaji parukieres që do balluke të lehta pupël në verë.

Ndalo lagështinë

Gjatë gjithë vitit, është mirë të përdorësh një produkt specifik për balluket që mos të duken të yndryshme dhe në verë bëhet edhe më e rëndësishme, por nëse ke flokë të dendur ose jeton në një klimë të lagësht, mjafton t’i sprucosh pak me llak lightweight ose t’i lyesh me një sasi të vogël kremi antilagështi që mos të harkohen në të gjitha drejtimet. Një kalim i shpejtë me piastër do i mbante të shtruara dhe nuk do lejonte të ndaheshin në fije. Vetëm kujdes që ta mbash piastrën në formën e furçës që fundet e ballukeve mos të ngjiten.

Kur asgjë nuk funksionon, merr ca pushime nga balluket

Për ato ditë kur balluket thjesht nuk e përballojnë vapën me asnjë metodë, kapi lart me një shall ose bandanë për kokën, shumë në modë edhe këtë sezon, ose karfica të vogla, duke u dhënë pak volum nga sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat