Imtësitë për të cilat mund të dështojë një lidhje

Life style

Imtësitë për të cilat mund të dështojë një lidhje

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 07:03
Ilustrim

Nëse dëshironi një lidhje të fortë dhe stabile me partnerin, kurrsesi nuk duhet t’i heshtni disa gjëra, por duhet t’i thoni me sinqeritetin më të madh, të jeni të hapur ndaj tij.
Telashet me të cilat përballemi gjatë jetës na ndodhin të gjithëve, e nëse këtë e mbroni nga partnerët me siguri se lidhja nuk është edhe aq stabile. Fshehja nuk sjell asgjë të mirë.

Për ish-partnerët 
Terapeutët seksualë thonë se pyetja për ish-dashuritë është një kurth i vërtetë, prandaj shmangni këto pyetje duke mos u përgjigjur në to. Mirëpo, nëse në jetën tuaj befasisht shfaqet ish-dashuria, fshehja nuk do të ishte lëvizje e mençur, sepse situata ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe tek partneri aktual.

Për mbipeshën dhe dukjen 
Kur jeni bashkë në shtëpi partnerit mund t’ia tërhiqni vëmendjen ndaj mbipeshës dhe ta nxitni në aktivitetin fizik. Të gjithë kujdesen për dukjen, prandaj nëse mendoni se me pantallonat që ka veshur më mirë i përshtaten një palë këpucë të tjera, thojani lirisht. Kur të largohet nga shtëpia mos e kritikoni, sepse kjo mundet t’ia dëmtojë vetëbesimin.

Për flirtin 
Pos nëse nuk dëshironi ta bëni xheloze, më mirë do të ishte të mos i tregoni se si me një koleg të caktuar keni qeshur si të çmendur me shakatë e tij/saj, apo nëse ju ka ftuar për një kafe “shoqërore”. Natyrisht nëse nuk mund ta tejkaloni situatën, provojeni ta thoni si anekdotë.

Rreth shpenzimeve 
Fshehja nuk sjell asgjë të mirë. Pa marrë parasysh se sa e teproni e kjo ndonjëherë na ndodh të gjithë neve, e nuk do të duhej ta fshihnit. Në këtë mënyrë “shpenzohet” besimi.

Për kohën e lirë 
Mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë është të tregoni ku e kaloni kohën e lirë, madje edhe nëse pos orarit të punës jeni vonuar me shokun e punës dhe keni dalë për një kafe. Kjo nuk do të thotë se me këtë kërkoni leje, por kështu ndërtohet besimi i ndërsjellë.

Për sjelljet dhe fajin 
Mendoni se shkaku i shikimit të serialeve partneri ju vlerëson më pak. Telashet me të cilat përballemi gjatë jetës na ndodhin të gjithëve, e nëse këtë e mbroni nga partnerët me siguri se lidhja nuk është edhe aq stabile.

Rreth aktiviteteve të përbashkëta 
Sporti nuk është një ndër aktivitetet më të dashura për ju! Herën tjetër kur dëshiron t’ju marr me vete, jini të sinqerta dhe mos trilloni. I thoni se po shkoni me të për ta kuptuar sportin e tij të preferuar, ndërsa që edhe ai do të jetë i hapur me aktivitete tuaja.

Rreth seksit 
Ju pyet pas seksit nëse jeni kënaqur? Përgjigjuni me sinqeritet. Jeta seksuale mund të jetë e mirë vetëm, nëse jeni të hapur dhe thoni atë që keni dëshirë.

Rreth shëndetit 
Nëse keni probleme me shëndetin, një gjë të tillë kurrsesi nuk guxoni ta fshihni nga partneri. Mos keni turp. Në situata të tilla njerëzit zvogëlojnë punët për të shmangur atmosferën e pakëndshme, por nëse jeni të hapur vetëm do ta forconi lidhjen dhe do të lidheni më tepër mes vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat