Keni këtë problem? Filloni t'i përmbaheni dietës

Life style

Keni këtë problem? Filloni t'i përmbaheni dietës

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Sa më të shëndoshë të jenë flokët, aq më pak probleme do të keni me rënien e tyre. Andaj, nëse e keni këtë problem, filloni t'i përmbaheni dietës, që rekomandohet nga shumë ekspertë

ACIDET YNDYRORE OMEGA 3

Këto acide yndyrore ia shtojnë shkëlqimin flokëve, duke i ushqyer gjëndrat yndyrore përreth flokëve. Andaj, nëse dëshironi të përfitoni nga vetitë e acideve yndyrore, konsumoni më tepër salmon, fara dhe bajame.

ZINKU

Ky mineral parandalon tharjen e lëkurës së kokës, duke reduktuar kështu dëmtimet e mundshme në flokë. Për të konsumuar sa më tepër zink, mos hezitoni të ushqeheni me fara kungulli dhe jogurt.

PROTEINAT

Flokët janë të përbërë nga proteinat, andaj është e qartë që nëse keni mungesë proteinash, nuk do të keni as flokë të shëndoshë. Kjo pasi rritja normale e flokëve varet drejtpërsëdrejti nga proteinat. Vezët, mishi i pulës dhe jogurti grek janë ushqimet që përmbajnë sasi të madhe të proteinave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat