Të jetuarit sipas mënyrës Zen

Life style

Të jetuarit sipas mënyrës Zen

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Me Zen, i cili mund të praktikohet minutë pas minute gjatë gjithë ditës, nënkupton aftësinë për të gjetur një ndjenjë paqeje dhe ekuilibri brenda vetes.

Fjala Zen është shqiptimi japonez i karakterit kinez ‘Chan’, i cili nga ana tjetër, përkthen termin sanskrit ‘Dhyana’, përkufizim i ‘vizionit’ dhe gjithashtu meditimit.

Në fakt, Zen nuk është as fe e as një filozofi, por mund të themi, një mënyrë e të perceptuarit të botës që përkthehet në soditje, meditim, rizgjim.

Si të praktikosh Zen

Me Zen, i cili mund të praktikohet minutë pas minute gjatë gjithë ditës, nënkupton aftësinë për të gjetur një ndjenjë paqeje dhe ekuilibri brenda vetes. Praktika ‘Dhyana’ ka qënë shumë e përdorur në budizëm, hinduizë dhe hainizëm për arritjen e iluminizimit, domethënë pastërtinë e përsosur mendore, ribashkimin me Zotin dhe hapjen e syrit të tretë ( i vendosur në ballë i cili është ‘guruja’ e brendshme, pjesa e mençur, ajo nga e cila burojnë idetë, shenjat dhe inuita).

Zen është një formë e vërtetë mendore, e varur vetëm nga intuita jonë. Një gjendje shpirtërore që ka për detyrë ta rikthejë qenien në ‘unin’ e saj të vërtetë, duke e distancuar nga gjërat dhe qëndrimet që përfshijnë izolimin nga realiteti.

Një qëndrim shumë modern, ku jeta jonë shtypet nga furia, dëmtimi i një të tashme të përjetshme dhe një gare stresuese që na ka bërë të humbasim dimensionin e kohës.
Si jetohet Zen?

Për të jetuar Zen, ne thjesht duhet të bëjmë disa gjëra bazike dhe t’i integrojmë ato në stilin tonë të jetesës. Më poshtë do të gjeni 5 që vlejnë për të gjithë.

Bëni një gjë vetëm duke u fokusuar atje, pa u shqetësuar dhe pa mbivendosur sforcot e mendjes dhe të trupit. Nuk kemi lindur për të qenë multitasking dhe truri gjithashtu është i programuar të bëjë një gjë në të njëjtën kohë. Me qetësi, me metodikë, me vetëdije: pasi të keni përfunduar, mund të kaloni tek gjëja tjetër.

Bëni më pak. Reduktoni gjërat që nuk janë të nevojshme dhe përfaqësojnë një harxhim të energjisë sonë. Por edhe për të pasur një hapësirë për vete, për meditim dhe reflektim, mes një gjëje dhe një tjetër.

Duhet të jemi të thjeshtë në jetë dhe të matur gjithashtu. Edhe kur angazhimet janë të mëdha. Një qasje fisnike na ndihmon t’i përfundojmë ato në kohën e duhur dhe pa forca kundërproduktive.

Kur të keni mundësi ta bani, mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë. Do të përmirësoni frymëmarrjen tuaj, por së pari do të keni mundësi të meditoni dhe të qëndroni me veten tuaj.

Në jetë, gjithçka ka hapësirën e vet. Nëse jeni duke ecur për shembull, është e kotë të flisni me smartphone, e humbisni benefitin. E njëjta gjë edhe në tryezë: kënaqësia e ushqimit dhe e bisedës zbehet nëse ndërpritet nga trillet dhe shpërqëndrimet e ‘protezave tona’ elektronike.

Ka shumë praktika të ndërmjetësimit të Zen që e ndihmojnë një person të përvetësojë aktivitetin mendor për të arritur një pranim të plotë të vetvetes, të përqendrohet në ‘këtu dhe tani’, në një gjendje qetësie të thellë të brendshme.

Sipas Zen, është e nevojshme të kapërcehet lidhja me botën materiale dh kështu të arrihet e vërteta absolute, ajo e pëjretuar nga Buda dhe e quajtur ‘iluminizim’.

Zen praktikon abstraksionin në mënyrë që ne gjithashtu të mund të shohim veten nga një këndvështim tjetër, në të cilin nuk ekzistojnë më ndjenja të sigurisë; në këtë mënyrë vëmë në dyshim dhe veten tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat